Zanussi ZGO62414BA Benutzerhandbuch

Seite von 72
• Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm
ose një sistemi komandimi të veçuar.
• Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj mbi një
vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të rezultojë në zjarr.
• Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen
dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një kapak ose me
batanije kundër zjarrit.
• Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
• Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e vatrës, sepse mund të
nxehen.
• Nëse sipërfaqja prej qeramike xhami kriset, fikeni pajisjen për
të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
  Udhëzime për sigurinë
Instalimi
Paralajmërim Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë
doreza sigurie.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë
fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
• Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e
ajrit.
• Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Rekomandojmë që të instalohet një
panel ndarës me material që nuk digjet
poshtë pajisjes për të parandaluar arritjen e
pjesës së poshtme.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
• Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
 
3
www.zanussi.com