Samsung NV75J5170BS/OL Benutzerhandbuch

Seite von 544
Shqip  19
P
ar
a se t
ë f
lloni
Shishi *
Shishi përdoret për pjekjen e ushqimeve në skarë, si p.sh. të 
pulave. Përdoreni shishin vetëm në modalitetin e pandarë në 
nivelin 4, ku disponohet përshtatësi i shishit. Zhvidhosni dorezën 
e shishit për ta hequr gjatë pjekjes.
Shishi dhe shashliku *
Vendoseni tavën në pozicionin 1 të skarës për të mbledhur 
lëngjet e gatimit ose në pjesën e poshtme të furrës për racion të 
madh mishi. Për sasi mishi nën 1,5 kg rekomandohet përdorimi i 
aksesorëve të shishit.
1.  Futeni shishin në mish. Për të ndihmuar në futjen e shishit, 
vidhosni dorezën e tij nga skaji i pamprehtë.
2.  Përreth mishit vendosni patate dhe perime të përvëluara.
3.  Vendoseni skeletin në pozicionin e raftit të mesit me formën 
"V" në pjesën e përparme. Vendoseni shishin te skeleti me 
majën të drejtuar pas dhe shtyjeni lehtë derisa maja e tij të 
futet në mekanizmin rrotullues në pjesën e pasme të furrës. 
Skaji i pamprehtë i shishit duhet të mbështetet në pjesën me 
formë "V". (Shishi ka dy veshë, të cilët duhet të qëndrojnë 
pranë derës së furrës për të shmangur lëvizjen e shishit 
përpara dhe të cilët shërbejnë edhe si kapëse për dorezën.)
4.  Zhvidhosni vidat në dorezë përpara se të gatuani.
5.  Pas gatimit, vidhosni sërish dorezën për të ndihmuar në 
heqjen e shishit nga skeleti.
Shinat teleskopike *
Përdorni pllakën e shinës teleskopike për të futur tavën si më 
poshtë:
1.  Tërhiqni pllakën e shinës teleskopike nga furra.
2.  Vendosni tavën mbi pllakën e shinës dhe rrëshqiteni këtë të 
fundit brenda në furrë.
3.  Mbyllni derën e furrës.
SHËNIM
Disponueshmëria e aksesorëve të shënuar me yll (*) varet nga modeli i furrës.
NV75J5170BS_OL_DG68-00617E-01_SQ.indd   19
2015-06-04   �� 11:09:34