Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Benutzerhandbuch

Seite von 852
Shqip  53 
Mirëmbajtja
4.  Rrotullojeni graduesin e fishekut në drejtim 
orar derisa të puthitet në vend.
5.  Shtypni dhe mbani Filter Reset (Rivendosja e 
filtrit) në panelin e funksioneve për 3 sekonda 
për të rivendosur jetëgjatësinë e filtrit. 
Treguesi i filtrit (   ) çaktivizohet.
6.  Kur të përfundojë ndërrimi, shkarkoni 4 litra 
ujë për të hequr papastërtitë nga linja e ujit.
SHËNIM
•  Filtrat e sapomontuar mund të bëjnë që aparati i ujit të nxjerrë ujë me presion për pak kohë. Kjo ndodh 
për shkak se në linjën e ujit është futur ajër.
•  Gjatë këtij procesi ndërrimi, frigoriferi mund të kullojë ujë në dysheme. Nëse ndodh diçka e tillë, 
thajeni me rrobë të thatë.
Sistemi i filtrimit të ujit me osmozë inverse
Presioni i ujit të sistemit të furnizimit me ujë drejt një sistemi filtrimi uji me osmozë të anasjellë duhet të 
jetë midis 35 psi dhe 120 psi (241 kPa dhe 827 kPa).
Presioni i ujit i sistemit të filtrimit me osmozë të anasjellë drejt linjës së ujit të ftohtë të frigoriferit duhet 
të jetë së paku 40 psi (276 kPa). Nëse presioni i ujit është nën nivelet e specifikuara:
•  Kontrolloni nëse është bllokuar filtri i mbetjeve në sistemin me osmozë të anasjellë. Ndërrojeni filtrin, 
nëse është e nevojshme.
•  Rimbushni me ujë depozitën e ujit në sistemin me osmozë inverse.
•  Nëse frigoriferi ka filtër uji, ai mund ta ulë më shumë presionin e ujit kur përdoret me një sistem me 
osmozë të anasjelltë. Hiqni filtrin e ujit.
Për më shumë informacion ose shërbime, kontaktoni një hidraulik profesionist të licencuar.
Porositja e një filtri të ri
Për të blerë një filtër të re uji, kontaktoni me qendrën lokale të shërbimit "Samsung".
Llambat
Riparimi i llambave nuk mund të kryhet nga përdoruesi. Për ndërrimin e llambave të frigoriferit, 
kontaktoni me një qendër shërbimi lokale të "Samsung".
Untitled-41   53
2016-08-30     5:26:58