Zanussi ZRB35210WA User Manual

Page of 68
Shkrirja e ngrirësit
Ndarja e ngrirësit nuk ka brymë. Kjo do të
thotë se gjatë procesit të punës nuk krijohet
brymë, as në muret e brendshëm as mbi
ushqime.
Moskrijimi i brymës vjen si rezultat i qarkullimit
të vazhdueshëm të ajrit të ftohtë brenda
dhomëzës, që vihet në punë nga një
ventilator automatik.
Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata,
merrni masat paraprake të mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga ushqimi elektrik.
2. Nxirrni jashtë të gjitha ushqimet.
3. Pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët.
4. Lëreni derën/dyert paksa hapur për të
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
PARALAJMËRIM!
Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt të
kontrollojë herë pas herë për të
shmangur prishjen e ushqimit
brenda, në rast të luhatjeve
elektrike.
Zgjidhja e problemeve
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Si të veprojmë nëse...
Problemi
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja
Pajisja nuk punon.
Pajisja është e fikur.
Ndizni pajisjen.
 
Spina nuk është futur siç du‐
het në prizën elektrike.
Futeni spinën siç duhet në prizën
elektrike.
 
Në prizën elektrike nuk kalon
tension.
Lidhni një pajisje tjetër elektrike
në prizën elektrike. Kontaktoni një
elektriçist të kualifikuar.
Pajisja bën zhurmë.
Pajisja nuk është mbështetur
mirë në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja është e
qëndrueshme.
Llamba nuk punon.
Llamba është në gjendje ga‐
tishmërie.
Mbyllni dhe hapni derën.
Llamba nuk punon.
Llamba është me defekt.
Kontaktoni me qendrën më të
afërt të autorizuar të shërbimit.
Kompresori punon pa ndër‐
prerje.
Temperatura nuk është ven‐
dosur siç duhet.
Drejtojuni kapitullit "Funksionimi".
 
Në pajisje janë futur njëkohë‐
sisht shumë produkte ushqi‐
more.
Prisni disa orë dhe më pas kon‐
trollojeni temperaturën sërish.
 
Temperatura e dhomës është
tepër e lartë.
Drejtojuni grafikut të kategorisë
klimatike në pllakën e specifiki‐
meve.
10
www.zanussi.com