Zanussi ZRB35210WA User Manual

Page of 68
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete të tjera për të
përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara
nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen e
ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të rekomanduara nga
prodhuesi.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar
pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte
metalike.
Mos ruani lëndë që shpërthejnë, si kuti aerosoli me lëndë
djegëse në këtë pajisje.
Nëse kablloja e furnizimit me energji është e dëmtuar, ajo
duhet zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar, për të shmangur rreziqet.
Udhëzimet për sigurinë
Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instaloj këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
• Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë
përreth pajisjes.
• Prisni të paktën 4 orë përpara se të lidhni
pajisjen me energjinë elektrike. Kjo bëhet
që vaji të lejohet të rrjedhë përsëri te
kompresori.
• Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve,
sobave, furrave ose vatrave të gatimit.
• Pjesa e pasme e pajisjes duhet të
mbështetet pas murit.
• Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të
drejtpërdrejtë dielli.
• Mos e instaloni pajisjen në zona me
shumë lagështi ose shumë të ftohta, si
shtesa ndërtimi, garazhe ose qilarë vere.
• Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabëll zgjatues.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon e
rrjetit, kompresorin). Kontaktoni shërbimin
ose një inxhinier elektrik për të ndërruar
pjesët elektrike.
www.zanussi.com
3