Zanussi ZFC1040WA User Manual

Page of 84
3
 
www.zanussi.com
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të 
përshpejtuar procesin e shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga 
prodhuesi
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
• Mos përdorni pajisje elektrike brenda dhomëzave të ruajtjes së 
ushqimeve të pajisjes, përveç nëse janë të llojit të rekomanduar 
nga prodhuesi.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni 
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, 
materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
• Mos ruani substanca plasëse si kënaçe aerosoli me lëndë 
djegëse në këtë pajisje.
• Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar 
nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të kualifikuar, për 
të shmangur rreziqet.
Udhëzimet për sigurinë 
Instalimi
   KUJDES!
 Vetëm një person i 
kualifikuar duhet ta instaloj këtë pajisje.
•  Hiqni të gjithë paketimin.
•  Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje 
të dëmtuar.
•  Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me 
pajisjen.
•  Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen 
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë 
doreza sigurie.
•  Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë 
përreth pajisjes.
•  Prisni të paktën 4 orë përpara se të lidhni 
pajisjen me energjinë elektrike. Kjo bëhet 
që vaji të lejohet të rrjedhë përsëri te 
kompresori.
•  Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve, 
sobave, furrave ose vatrave të gatimit.
•  Pjesa e pasme e pajisjes duhet të qëndrojë 
kundrejt murit.
•  Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të 
drejtpërdrejtë dielli.
•  Mos e instaloni këtë pajisje në zona me 
shumë lagështirë ose shumë të ftohta, si 
shtesa periferike të ndërtesave, garazhe 
ose qilarë.
•  Kur ta lëvizni pajisjen, ngrijeni nga ana 
e ballore për të evituar gërvishtjen e 
dyshemesë.
Lidhja elektrike
   KUJDES! Rrezik zjarri dhe goditje 
elektrike.
•  Pajisja duhet tokëzuar.
•  Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga 
një elektricist i kualifikuar.
•  Sigurohuni që të dhënat elektrike në 
pllakën e specifikimeve të përkojnë me 
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk 
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
•  Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të 
instaluar si duhet.
•  Mos përdorni përshtatës me shumë spina 
dhe kabëll zgjatues.