Zanussi ZWY50904WA User Manual

Page of 52
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të ujit.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të ngrohtë
dhe sapun. Thajini plotësisht të gjitha
sipërfaqet.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës boje
ose produkte kimike.
Zbutja e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e lartë
ose mesatare, rekomandojmë që të përdorni
produkt zbutjeje uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
parandaluar çmërsin dhe grimcat e ndryshkut.
Për heqjen e grimcave të ndryshkut, përdorni
vetëm produkte speciale për lavatriçe. Bëjeni
këtë veç procesit të larjes së rrobave.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet që
gjeni tek ambalazhi i produktit.
Larja e mirëmbajtjes
Me programet me temperaturë të ulët është e
mundur që në kazan të mbetet pak
detergjent. Kryeni një larje mirëmbajtjeje
rregullisht. Për të bërë këtë:
• Nxirrni rrobat nga kazani.
• Vendoseni programin e të pambuktave me
temperaturën më të lartë, me një sasi të
vogël detergjenti.
Izolimi i kapakut
Inspektoni vazhdimisht izolimin. Pastrojeni kur
nevojitet, duke përdorur agjent pastrues me
krem amoniaku pa gërvishtur sipërfaqen e
izolimit.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet që
gjeni tek ambalazhi i produktit.
Pastrimi i sirtarit të detergjentit
1
2
1
2
3
4
Pastrimi i filtrit të shkarkimit
4
3
5
6
2
1
13