Zanussi ZGG 66414 BA User Manual

Page of 68
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  2
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  4
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  8
Funksionimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  8
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _  _  _   9
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  10
Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  11
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  12
Probleme që lidhen me mjedisin _ _ _ _ _  13
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
  Të dhëna për sigurinë
Paralajmërim Këto udhëzime janë të
vlefshme vetëm në vendet simbolet e të
cilave shfaqen në kapakun e kësaj broshure.
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe për të
siguruar funksionimin e duhur. Mbajini këto
udhëzime dhe sigurohuni që të jenë me
pajisjen kur ajo zhvendoset ose shitet. Të
gjithë personat që përdorin pajisjen duhet të
dinë plotësisht për funksionimin e saj dhe
veçoritë e sigurisë.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim Personat (duke përfshirë
fëmijët) me aftësi fizike, ndjesore dhe
mendore të kufizuara ose me mungesë
përvoje dhe njohurish nuk duhet ta përdorin
pajisjen. Këta njerëz duhet të jenë nën
mbikëqyrje ose të udhëzohen për përdorimin
e pajisjes, nga një person përgjegjës për
sigurinë e tyre.
Siguria për fëmijët
• Këtë pajisje mund ta përdorin vetëm
personat e rritur. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i asfiksimit
ose lëndimit fizik.
• Fëmijët mbajini larg nga pajisja gjatë dhe
pas punës së saj, derisa pajisja të jetë
ftohur.
Përdorimi
• Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresën
mbrojtëse të panelit të vatrës prej inoksi
(nëse ka) nga pajisja para përdorimit të
parë. Mos e hiqni etiketën e specifikimeve.
Kjo gjë mund të shfuqizojë garancinë.
• Pas çdo përdorimi vendosini zonat e
gatimit në pozicionin fikur.
• Vatrat dhe pjesët e tjera janë të nxehta
gjatë dhe pas përdorimit. Mos vendosni
takëme dhe kapakë tenxheresh mbi
sipërfaqen e gatimit. Ena e gatimit dhe
përmbajtja e saj mund të përmbysen. Ka
rrezik djegieje.
• Yndyra dhe vaji i nxehtë mund të marrin
flakë shumë shpejt. Ka rrezik zjarri.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
• Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
• Mos lejoni që të derdhen lëngje brenda
vrimave në pjesën e sipërme të vatrës së
gatimit
• Mos e përdorni vatrën pa enë gatimi mbi
të.
• Pajisja është vetëm për përdorim shtëpiak.
Mos e përdorni pajisjen për përdorim
tregtar dhe industrial.
Kujdes Kjo pajisje është vetëm për
përdorime gatimi. Ajo nuk duhet të
përdoret për funksione të tjera, për
shembull për ngrohje dhome.
• Përdorni vetëm enë gatimi me diametër që
përket me dimensionet e vatrës. Ekziston
2
 
www.zanussi.com