Zanussi ZRX51100WA ユーザーズマニュアル

ページ / 116
2
www.zanussi.com
Përmbajtja
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
 Të dhëna për sigurinë 
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes 
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse 
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i 
pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu 
referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër 
dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore 
ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën 
mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes 
dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa 
mbikëqyrje.
Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për 
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
 
– Në ferma; në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në 
zyra dhe në ambiente të tjera pune;
 
– Nga klientët në hotele, motele, ambiente me fjetje dhe mëngjes 
dhe ambiente të tjera banimi.
• Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e pajisjes ose në 
strukturën inkaso.
Të dhëna për sigurinë  ................................... 2
Udhëzimet për sigurinë  ................................. 3
Funksionimi ....................................................... 5
Përdorimi për herë të parë ............................ 5
Përdorimi i përditshëm ................................... 5
Udhëzime dhe këshilla ................................... 6
Kujdesi dhe pastrimi  ...................................... 6
Zgjidhja e problemeve.................................... 8
Instalimi .............................................................. 9
Të dhëna teknike ...........................................11