Zanussi ZRT623W Manual Do Utilizador

Página de 112
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që
ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është
një gaz natyror me një nivel të lartë
pajtueshmërie me ambientin, por që është
gjithsesi i ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e
qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
– shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
• Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të
shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose
goditje elektrike.
Paralajmërim  Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një agjent i
certifikuar shërbimi ose nga një personeli i
kualifikuar i shërbimit.
1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur
apo dëmtuar nga pjesa e pasme e
pajisjes. Një prizë e shtypur apo e
dëmtuar mund të mbinxehet e mund të
shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli.
5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos
futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik
goditjeje elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa
kapakun e llambushkës 
1)
 së ndriçimit
të brendshëm.
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
e lëvizni atë.
• Mos hiqni e mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim
të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga
bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng
të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
• Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që
ndodhet në murin e pasmë. 
2)
• Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen
nëse janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet
përkatëse.
• Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda shishes
dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të
dëmtojë pajisjen.
• Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie
nëse konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza. Nëse nuk e arrini dot
spinën kryesore, shkëpusni energjinë
elektrike.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të hequr
brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën
2) Nëse pajisja është Pa formim bryme
 
3