Zanussi ZTK123 Manual Do Utilizador

Página de 60
Pajisja mund të instalohet më vete ose poshtë një banaku
kuzhine me hapësirën e duhur (Referojuni broshurës së
instalimit).
Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një dere
rrëshqitëse apo një dere me një menteshë në krahun e
kundërt, ku dera e pajisjes nuk mund të hapet plotësisht.
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet të mos
bllokohen nga tapeti.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Sigurohuni që të keni një ajrim të mirë në dhomën ku do të
instaloni pajisjen, për të shmangur rrjedhjen e gazrave nëpër
dhomë që lëshojnë pajisje të tjera që funksionojnë me lëndë
djegëse, duke përfshirë zjarret e hapur.
Ajri që del nuk duhet të shkarkohet në një sistem aspirimi që
përdoret për daljen e tymrave nga pajisjet që djegin gaz ose
karburante të tjera. (nëse ka)
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për të
shmangur rreziqet.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 7 kg (referojuni
kapitullit "Tabela e programeve").
Mos e përdorni pajisjen nëse janë përdorur për pastrim
kimikate industriale.
Fshini pushin që formohet rreth pajisjes.
Mos e përdorni pajisjen pa filtër. Pastrojeni filtrin e pushit
përpara ose pas çdo përdorimi.
Mos thani në tharëse tesha të palara.
Artikujt që janë ndotur me substanca të tilla si vaj gatimi,
aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash, terpentine,
dyllë dhe heqës dylli, duhet të lahen në ujë të nxehtë me një
sasi shtesë detergjenti, përpara se të thahet në tharësen e
rrobave.
Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer latex),
skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit, artikuj me pjesë
3