Zanussi ZRA719SW Manual Do Utilizador

Página de 56
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet
në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie
me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes,
sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut
ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
– shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
• Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të
shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose
goditje elektrike.
Paralajmërim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një agjent i
certifikuar shërbimi ose nga një personeli i
kualifikuar i shërbimit për të shmangur
rreziqet.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të
zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur
apo dëmtuar nga pjesa e pasme e
pajisjes. Një prizë e shtypur apo e
dëmtuar mund të mbinxehet e mund të
shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni spinën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën elektrike. Ka
rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet ta vini në punë pajisjen pa
kapakun e llambës (nëse është
parashikuar) së ndriçimit të
brendshëm.
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e
lëvizni atë.
• Mos hiqni dhe mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim
të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga
bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozimin e gjatë të pajisjes në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
• Llambushkat (nëse janë parashikuar) e
përdorura në këtë pajisje janë llamba të
posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato
nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur
për ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të
ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikëri. Shikoni udhëzimet përkatëse.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i
shkrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni
tubin e kullimit. Nëse tubi i kullimit është i
bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e
pajisjes.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka
dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Raportoni menjëherë
dëmtimet e mundshme në vendin ku keni
blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të
mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
 
3
www.zanussi.com