Zanussi ZFG06400WA Manual Do Utilizador

Página de 256
246
SQ
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Instalimi
   
PARALAJMËRIM! 
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta 
instaloj këtë pajisje.
• 
Hiqni të gjithë paketimin
• 
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të 
dëmtuar.
• 
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me 
pajisjen.
• 
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen 
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza 
sigurie.
• 
Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë 
përreth pajisjes.
• 
Prisni të paktën 4 orë përpara se të lidhni 
pajisjen me energjinë elektrike. Kjo bëhet që 
vaji të lejohet të rrjedhë përsëri te kompresori.
• 
Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve, 
sobave, furrave ose vatrave të gatimit.
• 
Pjesa e pasme e pajisjes duhet të mbështetet 
pas murit.
• 
Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të 
drejtpërdrejtë dielli.
• 
Mos e instaloni pajisjen në zona me shumë 
lagështi ose shumë të ftohta, si shtesa 
ndërtimi, garazhe ose qilarë vere.
• 
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i 
përparmë për të shmangur gërvishtjen e 
dyshemesë.
Lidhja elektrike
  
PARALAJMËRIM! 
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• 
Pajisja duhet tokëzuar.
• 
Të gjitha lidhjet elektrike duhet të kryhen nga 
një elektricist i kualifikuar.
• 
Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e 
specifikimeve të përkojnë me karakteristikat e 
rrjetit elektrik. Nëse nuk përkojnë, kontaktoni 
me një elektricist.
• 
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të 
instaluar mirë.
• 
Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe 
kabëll zgjatues.
• 
Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët elektrike 
(p.sh. spinën elektrike, kabllon elektrike, kom-
presorin). Kontaktoni qendrën e autorizuar të 
shërbimit ose një elektricist për të ndërruar 
pjesët elektrike.
• 
Kablloja elektrike duhet të qëndrojë nën nive-
lin e spinës elektrike.
• 
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të 
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e ar-
ritshme pas montimit të pajisjes.
• 
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tër-
hequr nga kablli elektrik. Gjithmonë tërhiqeni 
kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorimi
  
ARALAJMËRIM! 
Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje elek-
trike ose zjarri.
• 
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• 
Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh. makinë 
akulloresh) në pajisje përveçse kur është 
shënuar nga prodhuesi se mund të vendosen.
• 
Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku 
i agjentit ftohës. Ai përmban izobutan (R600a), 
një gaz natyror me nivel të lartë pajtueshmërie 
me mjedisin. Ky gaz merr flakë.
• 
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni 
që të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje në 
dhomë. Ajrosni dhomën.
• 
Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët 
plastike të pajisjes.
• 
Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin flakë në 
pajisje.
• 
Mos vendosni produkte që marrin flakë ose 
sende të lagura me produkte të ndezshme 
brenda, pranë ose mbi pajisje.
• 
Mos e prekni kompresorin ose kondensatorin.
Ata janë të nxehtë. 
Drita e brendshme
• 
Lloji i llambës që përdoret për këtë pajisje nuk 
është i përshtatshëm për ndriçimin e dhomave 
në shtëpi.
Kujdesi dhe pastrimi
  
PARALAJMËRIM! 
Rrezik lëndimi ose dëmtim i pajisjes.
• 
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, 
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
• 
Kjo pajisje përmban hidrokarbure në njësinë 
ftohëse. Vetëm një person i kualifikuar duhet 
ta kryejë mirëmbajtjen dhe rimbushjen e 
njësisë.
• 
Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të pa-
jisjes dhe nëse është e nevojshme pastrojeni. 
Nëse tubi i shkarkimit është i bllokuar, uji i 
shkrirë do të mblidhet në fundin e pajisjes.