Zanussi ZWY50904WA Manual Do Utilizador
•
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet të mos
bllokohen nga tapeti.
•
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë duke
përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e vjetra të
zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
•
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për të
shmangur rreziqet.
•
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë
dhe hiqeni nga priza.
•
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar
pajisjen.
•
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte
metalike.
Udhëzimet për sigurinë
Instalimi
• Hiqni paketimin dhe bulonat e transportit.
• Ruajini bulonat e transportit. Kur ta lëvizni
pajisjen sërish duhet ta bllokoni kazanin.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura është më e ulët
se 0°C ose kur ekspozohet ndaj motit.
• Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, të durojë
nxehtësinë dhe të jetë e pastër.
• Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
• Rregullojini këmbëzat në mënyrë që mes
pajisjes dhe tapetit të ketë hapësirë të
mjaftueshme.
• Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
kapaku i pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
Lidhja Elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabëll zgjatues.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllin elektrike. Nëse kablloja e korrentit
duhet zëvendësuar, kjo duhet kryer nga
Qendra e Autorizuar e Shërbimit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e prekni kabllon kryesore ose spinën
e rrymës me duar të lagura.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
3