Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Benutzerhandbuch

Seite von 852
Shqip  9 
Informacione sigurie
•  Fëmijët duhet të monitorohen për të siguruar që të mos luajnë me unazat 
kapëse që përdoren për rregullimin e derës ose me kapëset e tubit të ujit.
-  Ekziston rreziku i vdekjes nga mbytja në rast se një fëmijë gëlltit një unazë 
kapëse ose kapësen e tubit të ujit. Mbajini unazat kapëse dhe kapëset e 
tubit të ujit larg fëmijëve.
•  Frigoriferi duhet të ketë një tokëzim të sigurt.
-  Sigurohuni gjithmonë që të keni realizuar tokëzimin e frigoriferit para se të 
përpiqeni të kontrolloni ose të riparoni ndonjë pjesë të pajisjes. Shkarkimet 
elektrike mund të shkaktojnë goditje elektrike serioze.
•  Mos përdorni asnjëherë tuba gazi, linja telefoni ose shufra të tjera që mund të 
tërheqin rrufetë për tokëzimin elektrik.
-  Duhet ta tokëzoni frigoriferin për të parandaluar çdo rrjedhjeje të rrymës 
ose goditje elektrike të shkaktuara nga rrjedhja e rrymës prej frigoriferit.
-  Kjo mund të shkaktojë një goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme 
me produktin.
•  Vendoseni fort spinën e korrentit në prizë. Mos përdorni një spinë elektrike të 
dëmtuar, një kordon elektrik të dëmtuar ose një prizë të liruar në mur.
-  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
•  Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ndërrojeni menjëherë nga prodhuesi 
ose agjencitë e tij të shërbimit.
•  Siguresa në frigorifer duhet të ndërrohet nga një teknik i kualifikuar ose 
kompani shërbimi.
-  Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose 
lëndim personal.
Untitled-41   9
2016-08-30     5:26:50