Samsung 10.1 GT-N8010EAAHO Benutzerhandbuch

Produktcode
GT-N8010EAAHO
Seite von 476
Shqip 
15
Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për 
informacione rreth frekuencës të radios
Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me disa aparate 
dëgjimi. Para se të përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me prodhuesin për të 
përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të ndikohet nga frekuencat e radios të 
nxjerra nga pajisja juaj.
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit
Në vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston 
mundësia e shpërthimit.
Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston 
mundësia e shpërthimit.
Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë 
karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.
Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale 
shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.
Fikeni pajisjen kur jeni në aeroplan
Pajisja juaj mund të interferojë me instrumentet elektronike të navigimit të 
aeroplanit.
Pajisja juaj mund të interferojë me pajisjet automotive
Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak të 
interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë 
informacione.
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe 
rregullat e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve 
celulare gjatë drejtimit të mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë. 
Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse 
kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni 
gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e mëposhtme:
Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si thirrja e shpejtë 
dhe rithirrja. Këto veçori ju ndihmojnë në uljen e kohës së nevojshme për 
kryerjen apo marrjen e telefonatave në pajisjen tuaj celulare.
Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të hapni pajisjen 
tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në një 
moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju.
Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, 
bubullima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.