Samsung 10.1 GT-N8010EAAHO Benutzerhandbuch

Produktcode
GT-N8010EAAHO
Seite von 476
Shqip 
24
Deklarim për mosmbajtje përgjegjësie
Disa përmbajtje dhe shërbime të lejuara nëpërmjet kësaj pajisjeje i përkasin 
palëve të treta dhe janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, patenta, marka 
tregtare dhe/ose nga ligje të tjera mbi pronën intelektuale. Përmbajtjet dhe 
shërbimet e tilla ofrohen vetëm për qëllime personale jo-tregtare. Ju nuk 
mund të përdorni ndonjë përmbajtje ose shërbim në një mënyrë që nuk është 
e autorizuar nga pronari i kësaj përmbajtjeje ose nga ofruesi i shërbimit. Pa 
kufizuar atë çka përmendëm më sipër, përveçse kur autorizohet veçanërisht 
nga pronari i përmbajtjes së zbatuar ose nga ofruesi i shërbimit, ju nuk mund 
të modifikoni, të kopjoni, të ripublikoni, të ngarkoni, të postoni, të transmetoni, 
të përktheni, të shisni, të riprodhoni punë, të shfrytëzoni, ose të shpërndani në 
asnjë mënyrë ose mjedis asnjë përmbajtje ose shërbim të afishuar nëpërmjet 
kësaj pajisjeje.
“PËRMBAJTJA DHE SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA OFROHEN “TË 
PANDRYSHUESHME”. SAMSUNG-U NUK E GARANTON PËRMBAJTJEN OSE 
SHËRBIMET QË OFROHEN NË KËTË MËNYRË, SI NË MËNYRË TË SHPREHUR, 
ASHTU DHE TË NËNKUPTUAR, PËR ASNJË QËLLIM. SAMSUNG-U SHPREHIMISHT 
NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR GARANCI TË NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË 
POR PA U KUFIZUAR NË, GARANCITË E SHITJES OSE TË PËRSHTATJES PËR 
NDONJË QËLLIM TË CAKTUAR. SAMSUNG-U NUK GARANTON SAKTËSINË, 
VLEFSHMËRINË, PËRPIKËRINË, LIGJSHMËRINË, OSE PLOTËSINË E ÇDO 
PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI TË DISPONUESHËM NËPËRMJET KËSAJ PAJISJEJE 
DHE NË ASNJË RRETHANË, PËRFSHIRË KËTU NEGLIZHENCËN, SAMSUNG 
NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS, AS PËR KONTRATËN, DHE AS PËR DËMET, PËR 
ÇDO DËMTIM DIREKT, INDIREKT, AKSIDENTAL, SPECIFIK OSE RRJEDHIMOR, 
PËR TAKSAT E AVOKATËVE, SHPENZIMET, OSE PËR SHPENZIME TË TJERA QË 
LINDIN NGA, OSE QË LIDHEN ME, ÇDO INFORMACION QË PËRMBAHET ATY, 
OSE SI REZULTAT I PËRDORIMIT TË NDONJË PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI 
NGA ANA JUAJ OSE E NDONJË PALE TË TRETË, EDHE NËSE JENI NJOFTUAR PËR 
MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA.”
Shërbimet e palëve të treta mund të përfundojnë ose të ndërpriten në çdo 
kohë, dhe Samsung-u nuk merr përsipër ose garanton që çdo përmbajtje 
ose shërbim do të mbetet i disponueshëm për ndonjë periudhë kohore. 
Përmbajtja dhe shërbimet transmetohen nga palët e treta nëpërmjet lidhjeve 
dhe mjeteve të transmetimit mbi të cilat Samsung-u nuk ka kontroll. Pa kufizuar 
përgjithësimin e mospranimit të përgjegjësive, Samsung-u shprehimisht nuk 
merr përsipër asnjë përgjegjësi ose detyrim për ndonjë ndërprerje ose pezullim 
të ndonjë përmbajtjeje ose shërbimi të mundësuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
Samsung-u nuk është as përgjegjës, dhe as i detyruar për shërbimin e klientit 
që lidhet me përmbajtjen dhe shërbimet. Çdo pyetje ose kërkesë për shërbime 
që lidhen me përmbajtjen ose shërbimet duhet t’u bëhet në mënyrë direkte 
ofruesve përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.