Zanussi ZRG16605WA User Manual

Page of 44
• Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët
plastike të pajisjes.
• Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin flakë në
pajisje.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
• Mos e prekni kompresorin ose kondensatorin.
Ata janë të nxehtë.
DRITA E BRENDSHME
• Lloji i llambës së përdorur për këtë pajisje nuk
është e përshtatshme për ndriçimin e
dhomave në shtëpi
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi
ose dëmtim i pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Kjo pajisje përmban hidrokarbure në njësinë
ftohëse. Vetëm një person i kualifikuar duhet
ta kryejë mirëmbajtjen dhe rimbushjen e
njësisë.
• Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të
pajisjes dhe nëse është e nevojshme
pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është i
bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në fundin
e pajisjes.
HEDHJA E MBETURINAVE
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi
ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni
atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
• Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të
kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek ozoni.
• Shkuma izoluese përmban gaz të ndezshëm.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u
informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së
pajisjes.
• Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë së
ftohjes që është afër shkëmbyesit të
nxehtësisë.
FUNKSIONIMI
NDEZJA E
Vendoseni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës në
drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
ÇAKTIVIZIMI
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
temperaturës në pozicionin "O".
RREGULLIMI I TEMPERATURËS
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të vënë në punë pajisjen, veproni si më
poshtë:
• rrotulloni rregullatorin e temperaturës drejt një
vendosje më të ulët, për të përftuar
minimumin e ftohtësisë.
• rrotulloni rregullatorin e temperaturës drejt një
vendosje më të lartë, për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
Në përgjithësi, më i përshtatshëm
është një cilësim mesatar.
Megjithatë, duhet të zgjidhet cilësimi i saktë duke
pasur parasysh se temperatura brenda pajisjes
varet nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit që ruhet në të
• vendndodhja e pajisjes.
Nëse temperatura e ambientit është
e lartë ose nëse pajisja është
mbushur plot, dhe pajisja është
vendosur në temperaturën më të
ulët, ajo mund të punojë pa pushim
duke shkaktuar formimin e brymës
në murin e pasmë. Në këtë rast,
rregullatori i temperaturës duhet
caktuar në një cilësim më të lartë për
të mundësuar shkrirjen automatike
dhe si rrjedhojë reduktimin e
konsumit të energjisë.
4