Zanussi ZGO62414BA User Manual

Page of 44
Lidhja e gazit
PARALAJMËRIM!
Udhëzimet e mëposhtme lidhur me
instalimin dhe mirëmbajtjen duhet
të kryhen nga një personel i
kualifikuar dhe në përputhje me
standardet dhe rregullat vendore
në fuqi.
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose përdorni
një tub fleksibël prej inoksi në përputhje me
rregulloren në fuqi. Nëse përdorni tuba
metalikë fleksibël, bëni kujdes që këta të mos
bien në kontakt me pjesët e lëvizshme ose që
të mos shtypen. Gjithashtu kini kujdes kur
vatra të vendoset bashkë me furrën.
Sigurohuni që presioni i furnizimit
me gaz të pajisjes përputhet me
vlerat e rekomanduara. Rakordi tip
bërryl lidhet me linjën e ushqimit
me gaz nëpërmjet një dadoje të
filetuar G 1/2". Vidhosini pjesët pa
ushtruar forcë, rregullojeni lidhjen e
gazit në drejtimin e duhur dhe
shtrëngoni çdo gjë.
A
B
C
A) Fundi i boshtit me dado
B) Rondela
C) Bërryli (nëse nevojitet)
Gaz i lëngshëm
Përdorni mbajtësen prej gome të tubit për
gazin e lëngshëm. Përdorni gjithmonë
guarnicionin. Më pas vazhdoni me lidhjen e
gazit.
Tubi fleksibël është gati për punë kur:
• nuk nxehet më shumë se temperatura e
dhomës, ose më shumë se 30°C;
• nuk është më i gjatë se 1500 mm;
• nuk ka ngushtime;
• nuk është tërhequr ose përdredhur;
• nuk është në kontakt me pjesë të mprehta
ose qoshe;
• të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të
kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël bëhen
në mënyrë që:
• të mos tregojë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja skajet si dhe në të gjithë
gjatësinë e tij;
• materiali përbërës i tij të mos jetë i forcuar,
por të ketë elasticitetin e duhur;
• mbërthyeset mbajtëse të mos jenë
ndryshkur;
• afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë anomali,
mos u përpiqni ta ndreqni tubin por thjesht
zëvendësojeni atë.
PARALAJMËRIM!
Kur të ketë përfunduar instalimi,
sigurohuni që guarnicioni i çdo
lidhje tubi të jetë i saktë. Përdorni
një solucion me sapun, jo flakë!
Zëvendësimi i injektorëve
1. Hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.
3. Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten për
llojin e gazit që përdorni (shikoni tabelën
në kapitullin "Të dhënat teknike").
4. Rimontoni pjesët, duke ndjekur të njëjtat
hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e specifikimeve (që
është vendosur pranë tubit të furnizimit
me gaz) me një tjetër të përshtatshme për
llojin e gazit. Mund ta gjeni këtë etiketë në
ambalazhin që keni marrë bashkë me
pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga presioni i
nevojshëm, duhet të instaloni një pajisje
rregulluese të presionit te tubi i furnizimit me
gaz.
Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin minimal të vatrave:
1. Ndizni vatrën.
2. Rrotulloni çelësin në pozicionin minimal.
3. Hiqni dorezën.
4. Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës anashkaluese (A).
www.zanussi.com
11