Zanussi ZGO62414BA User Manual

Page of 44
Enët e gatimit
KUJDES!
Mos përdorni tiganë prej gize, enë
balte, pllaka skare ose pllakat
thekëse.
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni të njëjtin tigan mbi
dy vatra.
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni mbi vatra tenxhere
që nuk qëndrojnë mirë ose janë të
dëmtuara për të parandaluar
derdhjen dhe lëndimet.
KUJDES!
Sigurohuni që fundi i tenxhereve të
mos qëndrojë mbi çelësat e
kontrollit, në të kundërt flaka do të
nxehë çelësat e kontrollit.
KUJDES!
Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos qëndrojnë mbi
pjesën e përparme të sipërfaqes
së vatrës.
KUJDES!
Sigurohuni që tenxheret të jenë
vendosur në qendër mbi vatrat, për
të përfituar stabilitet maksimal dhe
konsumin më të ulët të gazit.
KUJDES!
Lëngjet e derdhura gjatë gatimit
mund të shkaktojnë thyerjen e
xhamit.
Kursimi i energjisë
• Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë
kapakët mbi enët e gatimit.
• Kur lëngu fillon të vlojë, uleni flakën sa për
të zier pak ujin.
Diametrat e enëve të gatimit
Përdorni enë gatimi, diametri i të
cilave korrespondon me përmasat
e vatrave.
Vatra
Diametri i enës
së gatimit
(mm)
Rapid (E shpejtë)
180 - 260
Gjysmë e shpejtë
120 - 220
Ndihmëse
80 - 180
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Informacione të përgjithshme
• Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
• Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
• Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në funksionimin e
vatrës.
• Përdorni një pastrues të veçantë që mund
të përdoret për sipërfaqen e vatrës.
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni thikë, kruajtëse ose
instrumente të ngjashme për të
pastruar sipërfaqen e xhamit ose
vendet midis buzëve të vatrave
dhe skeletit (nëse ka).
• Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
Skarat mbështetëse të tenxhereve
Skarat e enëve nuk janë rezistente
ndaj larjes në enëlarëse. Ato duhet
të lahen me dorë.
1. Për ta pastruar më mirë vatrën, hiqni
skarat mbështetëse të tenxhereve. 
8
www.zanussi.com