Zanussi ZTK123 User Manual

Page of 60
 TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i
pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për
t'iu referuar në të ardhmen.
SIGURIA E FËMIJËVE DHE PERSONAVE ME
PROBLEME
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse
këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin
e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së pajisjes
gjatë kohës që ajo është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ne
rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Nëse tharësja e rrobave montohet mbi një lavatriçe, përdorni
setin e varjes së rrobave. Seti i varjes së rrobave, i
disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar, mund të përdoret
vetëm me pajisjen e specifikuar në udhëzime, të cilën e keni
marrë me aksesorin. Lexojeni me kujdes përpara instalimit
(Referojuni broshurës së instalimit).
2