Zanussi ZEN6641XBA User Manual

Page of 68
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm
ose një sistemi komandimi të veçuar.
Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj mbi një
vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të rezultojë në
zjarr.
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen
dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një kapak ose me
batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e vatrës, sepse mund
të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Pas përdorimit, fikini elementët e vatrës me kontrollet e saj
dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të enëve.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Udhëzimet për sigurinë
Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë
fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
• Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e ajrit
• Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instalohet një
panel ndarës me material që nuk digjet
poshtë pajisjes për të parandaluar arritjen
e pjesës së poshtme.
• Sigurohuni që te hapësira e ventilimit prej
2 mm, mes sipërfaqes së gatimit dhe
pjesës ballore të njësisë nën të, të
qëndrojë e lirë. Garancia nuk mbulon
gjithmonë dëmtimet e shkaktuara nga
mungesa e hapësirës së mjaftueshme të
ventilimit.
www.zanussi.com
3