Zanussi ZRB35210WA User Manual

Page of 68
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e
kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar,
uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka
dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse është e
dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e
mundshme në vendin ku e keni blerë atë.
Në këtë rast, ruajeni paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t’i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
• Duhet të ketë qarkullim të mjaftueshëm të
ajrit rrotull pajisjes, pasi mungesa e tij
shkakton mbinxehje. Për të arritur ajrim të
mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse
për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të
nxehta (kompresorit), në mënyrë që të
parandalohen djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
• Lidheni vetëm me burim uji të pijshëm
(nëse është parashikuar lidhja me ujin).
Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektricist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
• Mos e hiqni kapakun e dritës LED.
Kontaktoni me pikën më të afërt të
shërbimit të pas shitjes për të zëvendësuar
fushën e dritës LED, nëse është e
nevojshme.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga
një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund
të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun
e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja
nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e
tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban
gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në
përputhje me rregullat e zbatueshme të
vendosura nga autoritetet tuaja lokale.
Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse,
veçanërisht në pjesën e pasme pranë
shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e
përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
 janë të riciklueshme.
4
 
www.zanussi.com