Electrolux EFA 50700 X User Manual

Page of 128
117
SHQIP
 
VËREJTJE
Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e 
përshkruara në këtë manual. Shoqëria 
nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme 
apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i 
rregullave të përshkruara në këtë manual. 
Oxhaku është projektuar vetëm për 
përdorim shtëpiak. 
Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me rrymën 
elektrike pa kryer plotësisht instalimin.  
Përpara çdo veprimi pastrimi ose 
mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga 
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke 
ulur siguresës e përgjithshme të banesës. 
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të 
mirëmbajtjes përdorni dorashka pune.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose 
nga persona që nuk janë në gjendje nga 
pikëpamja fi zike, shqisore apo mendore,
dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë 
për përdorimin e pajisjes, në të kundërt 
duhet të mbikqyren ose të mësohen 
për përdorimin e saj nga një njeri i 
përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me 
qëllim që të mos luajnë me pajisjen.
Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti 
i fi ltrave nuk është montuar siç duhet!
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si 
mbështetëse për të vendosur sende, veç në 
rast se janë të këshilluara posaçërisht.
Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me 
pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera 
djegëse, ambjenti duhet të ajroset në 
mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë 
në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e 
tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë 
të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht 
të  gatuani me fl akë poshtë oxhakut thithës.
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë fi ltrat 
dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet 
të mënjanohet patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të 
bëhen nën vëzhgim për të parandaluar 
zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
Kur suprina është duke punuar pjesët e 
oxhakut mund të nxehen.
Për sa i përket masave teknike dhe 
të sigurisë që duhet të zbatohen për 
nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me 
përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale 
kompetente. 
Oxhaku duhet të  pastrohet rregullisht si 
brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN 
NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar 
rregullat e përshkruara në këtë manual)
Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë 
së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të 
fi ltrave të yndyrës përbën rrezik zjarri.
Mos e përdorni oxhakun nëse llambat 
nuk janë të vendosura siç duhet për të 
mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga 
rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për 
pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara 
nga moszbatimi i rregullave të përshkruara 
në këtë manual.
PËRDORIMI
Oxhaku është realizuar për t’u përdorur 
në versionin fi ltrues me qarkullim të 
brendshëm.
Tymërat dhe avujt e gatimit thithen brenda 
oxhakut, fi ltrohen dhe pastrohen nëpërmjet 
fi ltrit/fi ltrave të yndyrërave dhe fi ltrit/fi ltrave 
prej karboni me të cilat DUHET të jetë i 
pajisur oxhaku.
MONTIMI
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me 
tensionin e treguar në etiketën e vendosur 
nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse 
ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me 
prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të 
vendosur në një zonë të arritshme edhe 
pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë 
(me lidhje direkte ose me qark elektrik), 
ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të 
arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një 
çelës sigurese që garanton shkëputjen e 
plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast 
mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të 
rregullave të montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun 
e oxhakut me rrymën elektrike dhe të 
verifi koni funksionimin e drejtë, kontrolloni 
gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë 
montuar si duhet.