Samsung WF60F4E0N2W/LE User Manual

Page of 616
Shqip - 18
HAPI 5 - Ndezja e makinës larëse
Futni kordonin elektrik në një prizë në mur, një prizë elektrike të aprovuar prej AC 220-240 V / 50 Hz të mbrojtur nga një 
siguresë ose nga një automat. (Për më shumë informacion rreth kërkesave elektrike dhe të tokëzimit, drejtojuni seksionit 
Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi” në faqen 12.)
Testim provë
Sigurohuni që ta instaloni saktë makinën larëse duke aktivizuar ciklin Rinse+Spin (Shpëlarje+Shtrydhje) pas 
përfundimit të instalimit.
HAPI 6 - Ekzekutimi i modalitetit të kalibrimit
Makina larëse Samsung arrin të dallojë automatikisht peshën e rrobave. Për dallim më të saktë të peshës, rekomandohet ta 
ekzekutoni Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit) menjëherë pas instalimit të makinës larëse. Ndiqni hapat e mëposhtëm 
për të ekzekutuar Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit).
Përpara se të ekzekutoni Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit), sigurohuni që të mos ketë asgjë në kazan ose në 
pjesën e sipërme të makinës larëse.
1.  Fikni makinën larëse.
2.  Shtypni butonin Energjia ndërkohë që mbani shtypur butonat Temp. (Temperatura) dhe Delay End (Përfundim i 
vonuar) njëkohësisht. Makina larëse do të ndizet dhe në ekran do të shfaqet “CLB”.
3.  Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të aktivizuar “Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit)”.
4.  Kazani do të rrotullohet në drejtim orar dhe kundërorar për rreth 3 minuta.
5.  Kur Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit) të ketë përfunduar, në ekran shfaqet “End” dhe makina larëse fiket 
automatikisht. 
6.  Makina larëse tani është gati për t’u përdorur.
Untitled-7   18
2014-03-18   �� 7:24:57