Samsung WF60F4E0N2W/LE User Manual

Page of 616
Shqip - 27
03
 PËRDORIMI
Larja e rrobave
Larja e rrobave duke përdorur Përzgjedhësin e ciklit
Makina juaj e re larëse lehtëson larjen e rrobave, duke përdorur sistemin e kontrollit automatik “Kontrolli i përafërt” të 
Samsung-ut. Kur zgjidhni një program larjeje, makina larëse do të vendosë temperaturën e duhur, kohën e larjes dhe 
shpejtësinë e larjes.
1.  Hapni furnizimin me ujë në makinën larëse.
2.  Hapni derën.
3.  Shtoni rroba në kazan pa e tejmbushur.
4.  Mbyllni derën.
5.  Shtypni butonin Energjia për ta ndezur.
6.  Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e paralarjes në ndarjet e duhura të sirtarit të 
detergjentit.
Funksioni Prewash (Paralarje) disponohet vetëm kur zgjidhen ciklet Cotton (Pambuk),  Synthetics (Sintetike),  
Daily Wash (Larje e përditshme),  Denim (Xhinse),  Dark Garment (Rroba të errëta),  Baby Care (Kujdesi për 
foshnjën) dhe Sports Wear (Veshje sportive). Është e nevojshme vetëm nëse rrobat tuaja janë të ndotura shumë.
7.  Përdorni Cycle Selector (Përzgjedhësi i ciklit) për të zgjedhur ciklin e përshtatshëm sipas llojit të materialit: Cotton 
(Pambuk),  Synthetics (Sintetike),  15’ Quick Wash (Larje e shpejtë 15’),  Daily Wash (Larje e përditshme),  Denim (Xhinse),  
Dark Garment (Rroba të errëta),  Baby Care (Kujdesi për foshnjën),  Sports Wear (Veshje sportive),  Wool (Të leshta) dhe 
Hand Wash (Larje me dorë). Treguesit përkatës do të ndriçojnë në panelin e kontrollit.
8.  Në këtë kohë, mund të kontrolloni temperaturën e larjes, numrin e cikleve të shpëlarjes, shpejtësinë e centrifugimit dhe 
kohën e vonesës duke shtypur butonat e duhur.
9.  Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të filluar larjen. Treguesi i ecurisë do të ndriçojë dhe në ekran do të shfaqet koha e 
mbetur e ciklit.
Koha totale e ciklit dhe numri i cikleve të shpëlarjes në ciklin Cotton (Pambuk) mund të ndryshojë në varësi të 
sasisë së rrobave.
10.  Pasi cikli i plotë të ketë përfunduar, energjia do të fiket automatikisht. Hapni derën dhe hiqni rrobat.
Ndërprerja e larjes
Brenda 5 minutash nga fillimi i një larjeje, është e mundshme që të shtoni/hiqni rrobat.
1.  Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të hapur derën.
Nëse niveli i ujit ose temperatura e ujit brenda kazanit është shumë e lartë, dera nuk hapet kur pulson treguesi 
“Dera e mbyllur
”. Në këtë rast, prisni derisa treguesi të ndalojë pulsimin. (Duhen të kalojnë rreth 1 ose 2 
minuta derisa treguesi të ndalojë pulsimin.)
2.  Hapni derën dhe shtoni/hiqni rrobat.
3.  Pas mbylljes së derës, shtypni butonin Fillo/Ndalo për të rifilluar larjen.
Untitled-7   27
2014-03-18   �� 7:24:59