Samsung 8 kg pračka s AddWash dvířky WW80K6414QW Série WW6500 User Manual

Page of 388
Shqip  51 
Zgjidhja e problemeve
Problemi
Veprimi
Nuk shkarkon dhe/ose 
rrotullohet.
•  Sigurohuni që zorra e shkarkimit të jetë e drejtë gjatë gjithë rrugës deri te sistemi i 
shkarkimit. Nëse shihni pengesa në shkarkim, telefonojini shërbimit.
•  Sigurohuni se filtri i papastërtive nuk është i bllokuar.
•  Mbyllni derën dhe shtypni ose prekni   Fillo/Ndalo. Për sigurinë tuaj, makina larëse nuk 
rrotullohet as than nëse dera është e hapur.
•  Sigurohuni që zorra e shkarkimit nuk është e ngrirë ose e bllokuar.
•  Sigurohuni që zorra e shkarkimit të jetë lidhur me sistemin e shkarkimit dhe të mos jetë e 
bllokuar.
•  Nëse makina larëse nuk merr energji të mjaftueshme, për njëfarë kohe mund të mos kryejë 
shkarkimin ose rrotullimin. Sapo të rimarrë energji të mjaftueshme, do të vijojë punën si 
normalisht.
Dera nuk hapet.
•  Shtypni ose prekni   Fillo/Ndalo për të ndalur makinën larëse.
•  Mund të duhen disa çaste derisa të lirohet mekanizmi i kyçjes së derës.
•  Dera nuk do të hapet deri në 3 minuta pasi makina larëse të ketë ndaluar ose të jetë fikur 
korrenti.
•  Sigurohuni që i gjithë uji në kazan të jetë shkarkuar.
•  Dera mund të mos hapet nëse mbetet ujë në kazan. Shkarkoni kazanin dhe hapeni derën 
manualisht.
•  Sigurohuni që drita e mbylljes së derës të jetë e fikur. Llamba e kyçjes së derës fiket pas 
shkarkimit të makinës larëse.
Shkumë e tepërt.
•  Sigurohuni që të përdorni detergjentët e rekomanduar sipas rastit.
•  Përdorni detergjent të efikasitetit të lartë (HE) për të evituar shkumën e tepërt.
•  Reduktoni sasinë e detergjentit për ujë të butë, ngarkesa të vogla ose rroba me ndotje të 
ulët.
•  Nuk rekomandohen detergjentë jo të efikasitetit të lartë.
Nuk mund t'i shtohet më tej 
detergjent.
•  Sigurohuni që sasia e detergjentit dhe e zbutësit të tekstileve të mos ketë kaluar kufirin.
Untitled-20   51
2016-02-03     4:03:51