Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l User Manual

Page of 852
Shqip  39 
Përdorimet
01 Ngrirësi
Freezer (Ngrirësi)
Mund ta rregulloni manualisht temperaturën e ngrirjes për ngrirësin. Shtypni 
vazhdimisht Freezer (Ngrirësi) për të kaluar nëpër shiritin e temperaturës dhe 
zgjidhni temperaturën që dëshironi midis -15 °C dhe -23 °C.
02  Ngrirja me fuqi (3 sek)
Power Freeze 
(Ngrirja me fuqi)
Power Freeze (Ngrirja me fuqi) përshpejton procesin e ngrirjes me shpejtësi 
maksimale të ventilatorit. Ngrirësi vazhdon të punojë me shpejtësi të plotë për disa 
orë dhe më pas rikthehet në temperaturën e mëparshme.
•  Për të aktivizuar Power Freeze (Ngrirja me fuqi), shtypni Power Freeze (Ngrirja 
me fuqi). Për modelet me aparat, shtypni dhe mbani butonin për 3 sekonda. 
Treguesi përkatës ( ) do të ndizet dhe frigoriferi do të shpejtojë procesin e 
ngrirjes.
•  Për ta çaktivizuar, shtypni sërish Power Freeze (Ngrirja me fuqi). Për modelet 
me aparat, shtypni dhe mbani butonin për 3 sekonda. Treguesi fiket dhe 
ngrirësi rikthehet në cilësimin e mëparshëm të temperaturës.
•  Për të ngrirë sasi të mëdha ushqimi, aktivizoni Power Freeze (Ngrirja me fuqi) 
për të paktën 24 orë përpara se të vendosni ushqime në ngrirës.
SHËNIM
Përdorimi i Power Freeze (Ngrirja me fuqi) rrit konsumin e energjisë. Sigurohuni që 
ta çaktivizoni dhe ta ktheni te temperatura e mëparshme nëse nuk planifikoni ta 
përdorni.
Untitled-41   39
2016-08-30     5:26:55