Panasonic SC-BTT465 Operating Guide

Page of 44
- 2 -
Masa paraprake
Njësia
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, shokut elektrik ose dëmtimin e produktit,
≥ Mos e ekspozoni këtë njësi në shi, lagështi, pikime apo spërkatje.
≥ Mos vendosni objekte të mbushura me lëngje, si vazo, mbi këtë njësi.
≥ Përdorni vetëm aksesorët e rekomanduar.
≥ Mos i hiqni kapakët.
≥ Mos e riparoni vetë këtë njësi. Referohuni për servis tek një personel i kualifikuar. 
≥ Mos lejoni objekte metalike të bien brenda në njësi.
≥ Mos vendosni sende të rënda mbi këtë njësi.
Fishat kryesore AC
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, shokut elektrik ose dëmtimin e produktit,
≥ Sigurohuni që voltazhi i furnizimit me energji të korrespondojë me voltazhin e 
printuar në këtë njësi.
≥ Vendoseni spinën plotësisht në prizë.
≥ Mos tërhiqni, përkulni apo vendosni sende të rënda mbi fishë.
≥ Mos e mbani spinën me duar të lagura.
≥ Mbajeni kokën e spinës kur të jeni duke e shkëputur atë nga priza.
≥ Mos përdorni një spinë apo prizë të dëmtuar.                                                                                                           
Spina është pajisja që mund të shkëputet nga rrjeti elektrik.
Instalojeni këtë njësi në mënyrë që spina të mund të shkëputet nga priza e rrjetit elektrik
menjëherë.
Altoparlanti
Për të përdorur altoparlantin, ky aparat duhet të lidhet në mënyrë 
të sigurt në mur në përputhje me udhëzimet e instalimit. 
Objektet e vogla
≥ Mbajini vidat larg arritjes së fëmijëve pasi ekziston rreziku që ato ti gëlltisin.
Njësia
≥ Kjo njësi përdor një lazer. Përdorimi i kontrolleve ose rreg-
ullimeve ose proçedurave të performancës të ndryshme 
nga ato të specifikuara në këtë manual mund të rezultojnë 
në ekspozim të rrezikshëm rrezatimi.
≥ Mos vendosni burime flakësh, si psh. qirinj të ndezur, mbi 
këtë njësi.
≥ Kjo njësi mund të marrë interferencë radio të shkaktuara 
nga aparatet celularë gjatë përdorimit. Nëse ndodh një in-
terferencë e tillë ndodh, ju lutem largoni aparatin celular 
nga njësia.
≥ Kjo njësi është dizenjuar për përdorim në vende me klimë 
të butë.
Vendosja
Vendoseni njësinë në një sipërfaqje të sheshtë.                                       
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, shokut elektrik ose dëmtimin 
e produktit,
≥ Mos e instaloni këtë njësi në një raft librash, kabinet inkaso 
ose ndonjë hapësirë tjetër të kufizuar. Sigurohuni që kjo 
njësi të jetë e mirë ventiluar.
≥ Mos bllokoni ventilimin me gazeta, rroba, perde apo 
artikuj të tillë të ngjashëm. 
≥ Mos e vendosni njësinë mbi amplifikatorë/marrës ose 
pajisje që mund të nxehen. Nxehtësia mund të dëmtojë 
njësinë.    
Bokset
≥ Përdorni vetëm bokset e përfshira me pajisjen
N
jësia qëndrore dhe spikerat duhet të përdoren ashtu si është 
udhëzuar në këtë manual. Mosndjekja e udhëzimeve mund të 
sjellë dëmtimin e amplifikatorëve dhe/ose bokseve, dhe mund të 
rezultojë në rrezik zjarri. Konsultohuni me një person të 
autorizuar servisi nëse dëmtimi ka ndodhur ose nëse ju vini re 
ndryshim të papritur të performancës.
≥ Sigurohuni që të mos kryqëzoni (qark i shkurtër) ose ndërroni 
polaritetin e telave të bokseve pasi kjo mund ti dëmtojë ato.
≥ Mbajini bokset fort për të shmangur lëndimet që mund të 
vijnë nga rënia tyre gjatë transportit.
≥ Ju mund ti dëmtoni bokset dhe të shkurtoni jetëgjatësinë e 
përdorimit të tyre nëse e vini volumin shumë të lartë për peri-
udha të gjata kohore.
≥ Mos e prekni pjesën e përparme të bokseve. Mbajini nga anët.
≥ Vendosini bokset në sipërfaqje të qëndrueshme e të sigurta. 
≥ Për të shmangur lëndimet nga rënia e bokseve, vendosini  kabujt e 
bokseve me kujdes që të shmangni kryqëzimin apo ngatërrimin e tyre. 
≥ Mos u mbështesni mbi bokse. Tregoni kujdes kur fëmijët janë afër.
Bateritë   
Keqpërdorimi i baterive mund të shkaktojë rrjedhje elektroliti 
dhe ndonjë zjarr të mundshëm.      
≥ Rrezik shpërthimi nëse bateria nuk është zëvëndësuar si 
duhet. Zëvëndësojini vetëm me llojin e rekomanduar nga 
prodhuesi. 
≥ Kur të hidhni bateritë, ju lutemi kontaktoni autoritetet lokale 
ose blerësin dhe pyetini për metodat korrekte të hedhjes.  
≥ Mos përzieni bateri të vjetra e të reja të llojeve të ndryshme në të 
njëjtën kohë.           
≥ Mos i nxehni ose ekspozoni ndaj flakëve.   
≥ Mos i lini bateritë në makinë të ekspozuar në dritën direkte të 
diellit për një periudhë të gjatë kohe me dyer e dritare mbyllur.
≥ Mos i ndani apo kaloni në qark të shkurtër.  
≥ Mos i rikarikoni bateritë prej alkaline ose manganesi. 
Mos  i  përdorni  bateritë  nëse  kapaku  është  hequr.                                                                       
Hiqini bateritë nëse nuk keni ndërmënd ta përdornitelekomandën 
për  një  periudhë  të  gjatë  kohe.  Ruajini  në  një  vënd  të  errët  e  të 
ftohtë.
Ky produkt është menduar për konsumatorin e gjerë. (Kategoria 3)
PARALAJMËRIM
KUJDES
Deklarata e Përshtatshmërisë (DoC)
Nëpërmjet kësaj, “Panasonic Corporation” deklaron që ky pro-
dukt është në përputhje me kërkesat thelbësore dhe dispoz-
itave përkatëse të Direktivës 1999/5/EC.
Klientët mund të shkarkojnë një kopje të origjinalit të DoC 
për produktet tona R&TTE nga serveri ynë DoC: http:// 
www.doc.panasonic.de
Kontaktoni me Përfaqësuesin e Autorizuar:
Panasonic Marketing Europe GmbH, Panasonic Testing 
Centre, Winsbergring 15, 22525 Hamburg, Germany