Panasonic KXTGA806FX Operating Guide

Page of 80
64
Kujdesi i zakontë
• Fshini sipërfaqen e jashtme të produktit me një pëlhurë të butë të njomë.
• Mos përdorni benzinë, hollues ose ndonjë pudër abrazive.
Njoftim për hedhjen e produktit, transferimin ose kthimin e tij 
• Ky produkt mund të ruajë informacionin tuaj privat / të fshehtë. Për të mbrojtur privatësinë 
/ fshehtësinë tuaj, rekomandojmë të fshini nga memoria informacione të tilla siç është 
numëratori ose lista e telefonuesve përpara se ta hidhni, transferoni apo ktheni produktin.
Informacion për përdoruesit mbi grumbullimin dhe hedhjen e aparateve të vjetra dhe 
baterive të përdorura
Këto simbole (
1, 2, 3) mbi produkte, 
ambalazhe, dhe/ose dokumentet 
shoqëruese nënkuptojnë se produktet e 
përdorura elektrike dhe elektronike dhe 
bateritë nuk duhet të përzihen me 
mbeturinat e përgjithshme shtpiake.
Për trajtimin, restaurimin dhe riciklimin e 
duhur të produkteve të vjetra dhe baterive të 
përdorura, ju lutemi dërgojini ato pranë 
pikave përkatëse të grumbullimit, në përputhje me legjislacionin tuaj shtetëror dhe Direktivat 
2002/96/EC dhe 2006/66/EC.
Duke i hedhur me rregull këto produkte dhe bateri, ju do të ndihmoni në ruajtjen e burimeve 
të vlefshme dhe në parandalimin e efekteve të mundshme negative në shëndetin e njerëzve 
dhe në mjedis, të cilat mund të lindin në rast hedhjeje të pasistemuar të këtyre mbetjeve në 
mjedis.
Për më shumë informacion mbi grumbullimin dhe riciklimin e produkteve të vjetra dhe 
baterive të përdorura, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e hedhjes së 
mbeturinave ose pikat e shitjes ku i keni blerë artikujt.
Për hedhjen e parregullt të këtyre mbetjeve mund të ketë gjoba në përputhje me 
legjislacionin shtetëror.
Për përdoruesit e biznesit në Bashkimin Evropian
Nëse dëshironi t'i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike, ju lutemi kontaktoni me shitësin 
ose furnizuesin tuaj për informacione të mëtejshme.
Informacion mbi hedhjen në vende të tjera jashtë Bashkimit Evropian
Këto simbole (
1, 2, 3) janë të vlefshme vetëm brenda Bashkimit Evropian. Nëse 
dëshironi t'i hidhni këta artikujt, ju lutemi kontaktoni me autoritetet lokale ose shitësin dhe 
pyetini për mënyrën e rregullt të hedhjes.
Shënim për simbolin e baterisë
Ky simbol (
2) mund të përdoret i kombinuar me një simbol kimik (3). Në këtë rast 
nënkupton se është në përputhje me kërkesën e caktuar nga Direktiva për këtë lëndë kimike.
1
2
3
TGA661FX(fx).book  Page 64  Thursday, February 24, 2011  9:03 AM