Samsung 12 kg pračka s Crystal Blue dvířky WW12H8400EW Série WW8000 Manual De Usuario

Descargar
Página de 664
Shqip - 13
INS
TALIMI
Shkarkimi
Samsung rekomandon një tub vertikal me lartësi 60~90 cm. Tubi i shkarkimit duhet të lidhet te tubi vertikal 
me anë të kapëses së tubit dhe tubi vertikal duhet ta mbulojë plotësisht tubin e shkarkimit.
Nivelimi
Për funksionimin më të mirë, makina larëse duhet të instalohet në dysheme të qëndrueshme. Dyshemetë 
prej druri mund të duhet të përforcohen për të minimizuar dridhjen dhe/ose ngarkesa jo të ekuilibruara. 
Sipërfaqet e veshura me tapet dhe pllaka të buta nuk kanë rezistencë të mirë ndaj dridhjeve dhe mund të 
shkaktojnë lëvizjen e lehtë të makinës larëse gjatë ciklit të centrifugës.
KUJDES
MOS e instaloni makinën larëse mbi një platformë ose strukturë me qëndrueshmëri të ulët.
Temperatura e ujit
Mos e instaloni makinën larëse në zona ku uji mund të ngrijë, pasi makina larëse mban gjithmonë pak ujë 
në valvulat, pompat dhe/ose tubat e ujit. Uji i ngrirë i mbetur në pjesët lidhëse mund të shkaktojë dëmtimin e 
rripave, pompës dhe pjesëve të tjera të makinës larëse.
Instalimi në aneks ose dollap
Hapësira minimale për përdorim të qëndrueshëm:
Anët
25 mm
Pas
50 mm
Lart
25 mm
Përpara
550 mm
Nëse makina larëse dhe makina tharëse instalohen në të njëjtin vend, pjesa e përparme e aneksit ose 
dollapit duhet të ketë të paktën 550 mm hapësirë të papenguar ajrimi. Vetëm makina larëse nuk ka nevojë 
për hapësirë të posaçme ajrimi.
Untitled-8   13
5/24/2016   3:42:50 PM