Samsung Galaxy Tab A 9.7 SM-T 550 16 Gb черный Manuel D’Utilisation

Page de 729
Shqip 
33
Flakja korrekte e baterive të këtij produkti
(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta 
grumbullimi)
Shënimi në bateri, manual ose paketim tregon se bateria 
në këtë produkt nuk duhet të hidhet me mbeturinat e 
tjera shtëpiake. Aty ku shënohen, simbolet Hg, Cd apo Pb 
tregojnë se bateria përmban Mërkur, Kadmium, ose çon sipër niveleve 
referencë të Direktivës 2006/66 të EC.
Bateria e inkorporuar në këtë produkt nuk është për përdrom 
zëvëndësimi. Për informacion mbi zëvendësimin e tij, ju lutem kontaktoni 
me ofruesin tuaj të shërbimit. Mos u përpiqni të hiqni baterinë ose të 
hidhni atë në zjarr. Mos e çmontoni, shtrydhni, ose çani baterinë. Nëse 
keni ndërmend të hidhni produktin, mbledhësi i mbeturinave do të 
marrë masat e duhura për riciklimin dhe trajtimin e produktit, duke 
përfshirë edhe bateri.
Deklarim për mosmbajtje përgjegjësie
Disa përmbajtje dhe shërbime të lejuara nëpërmjet kësaj pajisjeje i 
përkasin palëve të treta dhe janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, 
patenta, marka tregtare dhe/ose nga ligje të tjera mbi pronën 
intelektuale. Përmbajtjet dhe shërbimet e tilla ofrohen vetëm për qëllime 
personale jo-tregtare. Ju nuk mund të përdorni ndonjë përmbajtje ose 
shërbim në një mënyrë që nuk është e autorizuar nga pronari i kësaj 
përmbajtjeje ose nga ofruesi i shërbimit. Pa kufizuar atë çka përmendëm 
më sipër, përveçse kur autorizohet veçanërisht nga pronari i përmbajtjes 
së zbatuar ose nga ofruesi i shërbimit, ju nuk mund të modifikoni, 
të kopjoni, të ripublikoni, të ngarkoni, të postoni, të transmetoni, të 
përktheni, të shisni, të riprodhoni punë, të shfrytëzoni, ose të shpërndani 
në asnjë mënyrë ose mjedis asnjë përmbajtje ose shërbim të afishuar 
nëpërmjet kësaj pajisjeje.