Samsung WW80K44305W/LE Manuel D’Utilisation

Page de 384
Zgjidhja e problemeve
Shqip
48 
Zgjidhja e problemeve
Problemi
Veprimi
Ndalon.
•  Sigurohuni që kordoni elektrik është futur në prizë funksionale.
•  Kontrolloni siguresën ose ngrini automatin.
•  Mbyllni derën dhe shtypni   Start/Pause (Fillo/Ndalo) për të nisur makinën larëse. Për 
sigurinë tuaj, makina larëse nuk rrotullohet as than nëse dera është e hapur.
•  Përpara se makina larëse të fillojë të mbushet, do të bëjë disa zhurma kërcitëse për të 
kontrolluar kyçjen e derës si dhe një shkarkim të shpejtë.
•  Mund të ketë një ndërprerje ose periudhë njomjeje në cikël. Prisni për pak dhe makina 
larëse mund të rinisë.
•  Sigurohuni që filtri rrjetë i zorrës së furnizimit me ujë të mos jetë bllokuar te rubinetat e 
ujit. Pastrojeni herë pas here filtrin rrjetë.
•  Nëse makina larëse nuk merr energji të mjaftueshme, për njëfarë kohe mund të mos kryejë 
shkarkimin ose rrotullimin. Sapo të rimarrë energji të mjaftueshme, do të vijojë punën si 
normalisht.
Mbushet me ujë në 
temperaturën e gabuar.
•  Hapni të dy rubinetat deri në fund.
•  Sigurohuni që keni zgjedhur saktë temperaturën.
•  Sigurohuni që zorrët janë lidhur me rubinetat e duhur. Shkarkon ujin e linjave.
•  Sigurohuni që ngrohësi i ujit të jetë caktuar për të nxjerrë ujë të ngrohtë prej së paku 49 °C 
(120 °F) në rubinet. Gjithashtu kontrolloni kapacitetin e ngrohësit të ujit dhe shpejtësinë e 
rikuperimit.
•  Shkëputni zorrët dhe pastroni filtrin rrjetë. Filtri rrjetë mund të jetë bllokuar.
•  Kur mbushet makina larëse, temperatura e ujit mund të ndryshojë pasi funksioni i 
komandimit automatik të temperaturës kontrollon temperaturën e ujit në hyrje. Kjo është 
normale.
•  Kur mbushet makina larëse, mund të vini re se në shpërndarëse shkon vetëm ujë i ngrohtë 
ose vetëm ujë i ftohtë, kur janë zgjedhur temperatura të ftohta ose të ngrohta. Kjo është 
sjellje normale e funksionit të komandimit automatik të temperaturës teksa makina larëse 
përcakton temperaturën e ujit.
Ngarkesa del e lagur në fund 
të një cikli.
•  Përdorni shpejtësitë "High (E lartë)" ose "Extra High (Ekstra e lartë)" të rrotullimit.
•  Përdorni detergjent të efikasitetit të lartë (HE) për të reduktuar shkumën e tepërt.
•  Ngarkesa është shumë e vogël. Ngarkesat e vogla (një ose dy artikuj) mund të 
zhbalancohen dhe të mos rrotullohen plotësisht.
•  Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë spërdredhur apo bllokuar.
Pikon ujë.
•  Sigurohuni që dera të jetë mbyllur siç duhet.
•  Sigurohuni që të gjitha zorrët të jenë lidhur mirë.
•  Sigurohuni që skaji i zorrës së shkarkimit të jetë futur dhe siguruar mirë në sistemin e 
shkarkimit.
•  Mos mbingarkoni.
•  Përdorni detergjent të efikasitetit të lartë (HE) për të evituar shkumën e tepërt.
Untitled-15   48
2016-07-18   �� 2:56:56