Samsung RT38K5530S9 Manuel D’Utilisation

Page de 708
Përdorimet
Shqip
34 
Për
dorime
t
01 Ngrirësi (Ngrirja me fuqi)
Freezer (Ngrirësi)
Butoni Freezer (Ngrirësi) mund të përdoret për të caktuar temperaturën e ngrirësit 
nga -15 °C deri në -23 °C (paracaktimi: -19 °C).
Sa herë që shtypni butonin, temperatura ndryshon në këtë sekuencë:
-23 °C  -15 °C  -17 °C  -19 °C  -21 °C  -23 °C
KUJDES
•  Për të parandaluar defekte të sistemit ose prishjen e ushqimeve, mos e caktoni 
temperaturën në -15 °C në verë (mbi 35 °C).
•  Mos mbani shishe qelqi me lëngje në ngrirës. Shishet e qelqit do të çahen dhe 
do të thyhen në copa kur të ngrijnë lëngjet.
Power Freeze 
(Ngrirja me fuqi)
Power Freeze (Ngrirja me fuqi) shpejton procesin e ngrirjes me shpejtësinë 
maksimale të ventilatorit. Ngrirësi vazhdon të punojë me shpejtësi të plotë për 
disa orë dhe më pas kthehet te temperatura e mëparshme.
•  Për të aktivizuar Power Freeze (Ngrirja me fuqi), mbani të shtypur Freezer 
(Ngrirësi) për 3 sekonda. Treguesi përkatës ( ) do të ndizet dhe frigoriferi do 
të shpejtojë procesin e ftohjes për ju.
•  Për ta çaktivizuar, mbani të shtypur përsëri Freezer (Ngrirësi) për 3 sekonda. 
Ngrirësi do të kthehet te parametri i mëparshëm i temperaturës.
•  Për të ngrirë sasi të mëdha ushqimesh, aktivizoni Power Freeze (Ngrirja me 
fuqi) për të paktën 20 orë para se të vendosni ushqime në ngrirës.
•  Ngrirësi vazhdon të punojë me shpejtësi të plotë për 50 orë dhe më pas 
kthehet te temperatura e mëparshme.
SHËNIM
Përdorimi i Power Freeze (Ngrirja me fuqi) rrit konsumin e energjisë. Sigurohuni 
që ta çaktivizoni dhe ta ktheni te temperatura e mëparshme nëse nuk planifikoni 
ta përdorni atë.
Untitled-22   34
2016-03-21     12:25:27