Samsung RF56J9041SR Manuel D’Utilisation

Page de 592
Shqip - 23
V
ENDOSJA
NIVELIMI I FRIGORIFERIT DHE 
RREGULLIMI I LARTËSISË DHE 
HAPËSIRËS TË DYERVE.
Si ta niveloni frigoriferin
Për të shmangur rrezikun nga 
paqëndrueshmëria e frigoriferit, 
vendoseni frigoriferin në një 
mbështetëse horizontale dhe 
nivelojeni në përputhje me 
udhëzimet e mëposhtme për 
montimin. 
Nëse nuk veprohet kështu, kjo 
mund të shkaktojë përmbysjen 
e frigoriferit dhe lëndime 
personale. 
Nëse pjesa përpara e pajisjes 
është pak më lart se pjesa e 
pasme, dera mund të hapet 
dhe të mbyllet më me lehtësi. 
Vendosja e frigoriferit mbi një 
sipërfaqe të paniveluar do të 
bëjë që frigoriferi të mos jetë në 
nivel.
 
- Mos montoni frigoriferin, 
këmbët e tij duhet të prekin 
mirë në dysheme.  
Këmbët duhet të ndodhen 
prapa çdo dere.  
Futni kaçavidën minus dhe 
shtrëngojeni në drejtimin e 
shigjetës. 
Nëse frigoriferi vendoset mbi një dysheme që nuk 
është në nivel, kjo mund të shkaktojë një diferencë 
në lartësi midis dyerve.
•  Futni një kaçavidë minus (-) në folenë e levës së 
kontrollit për nivelimin e këmbës dhe nivelojeni 
duke e rrotulluar levën e kontrollit në drejtim orar 
ose antiorar. 
Kur e rrotulloni levën në drejtim orar, e ngrini lart 
frigoriferin. 
Kur e rrotulloni levën në drejtim antiorar, e ulni 
poshtë frigoriferin.
Kaçavida minus (-)
Leva e kontrollit
•  Nëse frigoriferi nuk është në nivel prapa 
dhe përpara, vendosni një panel të fortë 
(si p.sh. një panel plastik, vizore plastike 
etj.) në dysheme ku do të qëndrojnë 
këmbët e pasme dhe më pas fiksojeni 
me një ngjitës plastik. 
Kur ta shtyni frigoriferin, sigurohuni që 
këmbët e pasme të qëndrojnë mbi panel.
•  Nëse keni një dysheme druri ose një dysheme 
të ngjashme me materiale të buta, kini kujdes 
që të mos e dëmtoni dyshemenë kur e shtyni 
frigoriferin në vendin e tij.