Samsung RF56J9041SR Manuel D’Utilisation

Page de 592
Shqip - 27
P
ËRDORIMI
( 1 ) Freezer (Ngrirësi) (mbajeni 3 sek për 
Power Freeze (Ngrirja me fuqi))
Prekeni këtë buton për ta vendosur 
ngrirësin në temperaturën e dëshiruar. 
Mund ta vendosni temperaturën nga 
-23 °C deri në -15 °C. Mbajeni të shtypur 
këtë buton për 3 sekonda për të ulur 
kohën që duhet për të ngrirë produktet në 
ngrirës. 
Kjo mund të jetë e dobishme nëse ju duhet 
të ngrini shpejt artikuj që prishen lehtë ose 
nëse temperatura në ngrirës është ngrohur 
shumë. 
(Për shembull, nëse dera është lënë hapur.)
( 2 ) Door Alarm (Alarmi i derës) 
(mbajeni 3 sek për °C°F)
Ky buton shërben për dy qëllime:
1.  Për të ndezur dhe fikur alarmin e hapjes 
të derës.
Nëse alarmi i derës është vendosur në 
aktiv, bie alarmi nëse një derë e frigoriferit 
është lënë e hapur për më shumë se dy 
minuta. 
Alarmi ndalon kur mbyllni derën. Funksioni 
i alarmit të derës është para vendosur në 
On (Ndezur) nga fabrika. 
Mund ta fikni duke e prekur dhe duke e 
lëshuar më pas këtë buton. 
Mund ta riktheni përsëri në të njëjtën 
mënyrë. 
Ikona ndizet kur funksioni është i ndezur. 
Kur funksioni i Alarmit të Derës është i 
ndezur dhe bie tingulli i alarmit, Ikona e 
Alarmit të Derës do të pulsojë dhe alarmi 
do të bjerë.
2.  Mbajeni të shtypur këtë buton për 
3 sekonda për t'i ndryshuar njësitë e 
temperaturës midis °C dhe °F.”
Përdorimi i frigoriferit tuaj Samsung
PËRDORIMI I PANELIT TË KONTROLLIT
(1)
(2)
(3)
(4)
(5)
(7)
(8)
(6)