Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Manuel D’Utilisation

Page de 852
Shqip  3 
Informacione sigurie
•  Para se të përdorni frigoriferin tuaj të ri Samsung, lexoni plotësisht këtë 
manual për t'u siguruar që të dini si të përdorni veçoritë dhe funksionet që 
ofron pajisja juaj me efikasitet dhe në mënyrë të sigurt.
•  Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë 
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjeshmërie ose mendore, apo ata që 
nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveçse nëse janë të monitoruar ose janë të 
udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për 
sigurinë e tyre.
•  Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe 
personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë 
të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në 
lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet 
që përfshihen.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e 
përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
•  Paralajmërimet dhe Informacionet e Rëndësishme të Sigurisë në këtë manual 
nuk mbulojnë të gjithë kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin.
Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykim të shëndoshë, të tregoni 
vëmendje dhe kujdes kur instaloni, mirëmbani dhe përdorni pajisjen tuaj.
•  Për shkak se udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të 
ndryshme, karakteristikat e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë disi nga ato të 
përshkruara në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat e paralajmërimit mund të 
jenë të zbatueshme. Nëse keni pyetje ose shqetësime, kontaktoni me qendrën 
më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacione në internet në 
www.samsung.com.
•  R-600a ose R-134a përdoret si ftohës. Kontrolloni etiketën e kompresorit në 
pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifikimit brenda frigoriferit për të 
parë cili ftohës është përdorur për frigoriferin tuaj. Kur ky produkt përmban 
gazra të ndezshëm (Ftohës R-600a), kontaktoni me autoritetet lokale në lidhje 
me hedhjen e sigurt të këtij produkti.
Informacione sigurie
Untitled-41   3
2016-08-30     5:26:49