Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Manuel D’Utilisation

Page de 852
Informacione sigurie
Shqip
Informacione sigurie
Shenja të rënda paralajmërimi për transportin dhe vendin
PARALAJMËRIM
•  Kur transportoni dhe instaloni pajisjen, duhet të tregohet kujdes për tu 
siguruar që të mos dëmtohet asnjë pjesë e qarkut të frigoriferit.
-  Rrjedhja e ftohësit nga tubi i punimit mund të ndizet ose të shkaktojë 
lëndime në sy. Nëse zbulohet një rrjedhje, shmangni flakët e hapura ose 
burimet e mundshme të ndezjes dhe ajrosni dhomën në të cilën është 
pajisja për disa minuta.
-  Kjo pajisje përmban një sasi të vogël ftohësi isobutan (R-600a), një gaz 
natyror me përputhshmëri të lartë me mjedisin, i cili sidoqoftë është i 
djegshëm. Kur transportoni dhe montoni pajisjen, duhet të tregoni kujdes 
për t'u siguruar që të mos dëmtohet asnjë pjesë e qarkut të frigoriferit.
•  Kur ta transportoni dhe montoni frigoriferin, mos prekni zorrën e ujit në 
pjesën e pasme të tij.
-  Frigoriferi mund të dëmtohet dhe si pasojë aparati i ujit nuk mund të 
përdoret.
Paralajmërime shumë të rëndësishme për montimin
PARALAJMËRIM
•  Mos e instaloni frigoriferin në një vend me lagështi ose aty ku mund të bjerë 
në kontakt me ujin.
-  Prishja e izolimit të pjesëve elektrike mund të shkaktojë goditje elektrike 
ose zjarr.
•  Mos e vendosni këtë frigorifer nën dritën direkte të diellit ose ta ekspozoni 
ndaj nxehtësisë së sobave, ngrohëseve të dhomës ose pajisjeve të tjera.
Untitled-41   6
2016-08-30     5:26:50