Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Manuel D’Utilisation

Page de 852
Informacione sigurie
Shqip
16 
Informacione sigurie
-  Nëse do të largoheni për më pak se tre javë, nuk është e nevojshme që 
ta hiqni frigoriferin nga priza. Megjithatë, nëse do të largoheni për më 
shumë se tre javë, hiqni të gjithë ushqimin dhe akullin nga mbajtësja e 
akullit, hiqni frigoriferin nga priza, mbyllni valvulën e ujit, hiqni lagështirën 
e tepërt nga muret e brendshme dhe lërini dyert të hapura për të 
parandaluar erërat dhe lagështirën.
•  Mos vendosni pije me gaz, në gotë ose në shishe brenda në ngrirës.
-  Ena mund të ngrijë dhe të çahet, dhe kjo mund të shkaktojë lëndime.
•  Mos vendosni pije të karbonizuara ose shkumëzuese në dhomën e ngrirësit. 
Mos vendosni shishe ose enë prej qelqi në ngrirës.
-  Kur përmbajtja e tyre të ngrijë, qelqi mund të thyhet dhe të shkaktojë 
lëndim personal dhe dëmtim të pronës.
•  Garancia e shërbimit dhe modifikimi.
-  Çdo ndryshim ose modifikim i kryer nga një palë e tretë mbi këtë pajisje 
të plotë nuk mbulohet nga shërbimi i garancisë së Samsung dhe Samsung 
nuk është përgjegjës për problemet e sigurisë që mund të shkaktohen nga 
modifikimet e palëve të treta.
•  Mos i bllokoni vrimat e ajrimit brenda frigoriferit.
-  Nëse vrimat e ajrimit bllokohen, sidomos me një qese plastike, frigoriferi 
mund të ftohet së tepërmi. Nëse periudha e ftohjes zgjat shumë, filtri i ujit 
mund të çahet dhe të shkaktojë rrjedhje të ujit.
•  Përdorni vetëm bërësin e akullit që është dhënë me frigoriferin.
•  Fshijeni lagështinë e tepërt nga brenda dhe lërini dyert të hapura.
-  Përndryshe mund të krijohet erë dhe lagështi.
•  Nëse frigoriferi është shkëputur nga burimi i energjisë elektrike, duhet të 
prisni të paktën pesë minuta para se ta vendosni përsëri në prizë.
Untitled-41   16
2016-08-30     5:26:50