Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Manuel D’Utilisation

Page de 852
Informacione sigurie
Shqip
20 
Informacione sigurie
Këshilla të tjera për përdorimin e duhur
•  Në raste të ndërprerjes të energjisë, telefononi në zyrën lokale të kompanisë 
së shërbimit të energjisë elektrike dhe pyesni sa do të zgjasë defekti.
-  Shumica e ndërprerjeve të energjisë që rregullohen brenda një ose dy 
orësh nuk ndikojnë në temperaturat e frigoriferit tuaj. Sidoqoftë, duhet të 
minimizoni numrin e hapjeve të derës kur energjia është e fikur.
-  Nëse ndërprerja zgjat më shumë se 24 orë, hiqini dhe hidhini të gjitha 
ushqimet e ngrira.
•  Frigoriferi mund të mos funksionojë në mënyrë uniforme (përmbajtjet e ngrira 
mund të shkrijnë ose temperaturat mund të bëhen shumë të larta në ndarjen 
e ushqimeve të ngrira) nëse ai qëndron për një periudhë të gjatë në një vend 
ku temperaturat e ajrit të ambientit janë vazhdimisht nën temperaturat për të 
cilat është projektuar pajisja.
•  Në rast të ushqimeve të veçanta, mbajtja e tyre në frigorifer mund të ndikojë 
keq te ruajtja e tyre për shkak të karakteristikave të tyre.
•  Pajisja juaj nuk krijon akull, që do të thotë se nuk ka nevojë që ta shkrini 
manualisht pajisjen. Kjo do të kryhet automatikisht.
•  Rritja e temperaturës gjatë shkrirjes përputhet me kërkesat e ISO-s. Nëse 
dëshironi të parandaloni një rritje të tepruar në temperaturën e ushqimeve të 
ngrira gjatë shkrirjes të pajisjes, mbështillini ushqimet e ngrira me disa shtresa 
gazetash.
•  Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira që kanë shkrirë plotësisht.
•  Temperatura e pjesës (pjesëve) ose ndarjes (ndarjeve) me dy yje që kanë 
simbolin me dy yje ( ) është pak më e lartë se ndarja (ndarjet) tjetër e 
ngrirësit.
Pjesa (pjesët) me dy yje ose ndarja (ndarjet) bazohet (bazohen) në udhëzimet 
dhe/ose gjendjen siç është dërguar.
Untitled-41   20
2016-08-30     5:26:50