Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Manuel D’Utilisation

Page de 852
Shqip  25 
Instalimi
Montimi hap pas hapi
HAPI 1 Zgjedhja e vendit
Kërkesat për vendin:
•  Një sipërfaqe e qëndrueshme dhe e sheshtë, pa tapete ose mbulesa të dyshemesë që mund të 
bllokojnë ventilimin
•  Larg nga drita e drejtpërdrejtë e diellit
•  Hapësirë e përshtatshme për hapjen dhe mbylljen e derës
•  Larg nga burimet e nxehtësisë
•  Hapësirë për mirëmbajtjen dhe shërbimin
•  Diapazoni i temperaturës: nga 5 °C deri në 43 °C
Diapazoni i temperaturës efektive
Frigoriferi është projektuar të funksionojë normalisht në diapazonin e temperaturës të specifikuar nga 
klasifikimi i kategorisë së tij.
Kategoria
Simbol
Intervali i temperaturës së ambientit (°C)
IEC 62552 (ISO 15502)
ISO 8561
E butë e zgjeruar
SN
+10 deri në +32
+10 deri në +32
E butë
N
+16 deri në +32
+16 deri në +32
Nëntropikale
ST
+16 deri në +38
+18 deri në +38
Tropikale
T
+16 deri në +43
+18 deri në +43
SHËNIM
Rendimenti në ftohje dhe konsumi i energjisë së frigoriferit mund të ndikohet nga temperatura e 
ambientit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe vendndodhja e frigoriferit. Rekomandojmë t'i rregulloni 
parametrat e temperaturës si duhet.
Untitled-41   25
2016-08-30     5:26:51