Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Manuel D’Utilisation

Page de 852
Përdorimet
Shqip
44 
Përdorimet
Cilësimet e temperaturës
Për të garantuar performancë optimale, rekomandojmë ta caktoni temperaturën në -19 °C për ngrirësin, 
dhe 3 °C për frigoriferin. 
Ngrirësi
Temperatura e ngrirësit mund të rregullohet midis 
-23 °C dhe -15 °C.
Për të ndryshuar temperaturën, shtypni 
vazhdimisht Freezer (Ngrirësi) derisa të zgjidhet 
temperatura e dëshiruar. Temperatura ndryshon 
në shkallë prej 1 °C.
•  Rekomandohet: -19 °C
SHËNIM
Akullorja mund të shkrijë në -15 °C.
Frigoriferi
Temperatura e frigoriferit mund të rregullohet 
midis 1 °C dhe 7 °C.
Për të ndryshuar temperaturën, shtypni 
vazhdimisht Fridge (Frigoriferi) derisa të zgjidhet 
temperatura e dëshiruar. Temperatura ndryshon 
në shkallë prej 1 °C.
•  Rekomandohet: 3 °C
Temperatura e ngrirësit ose e frigoriferit mund të rritet nëse e hapni derën shpesh ose nëse futni një 
sasi e madhe ushqimi. Nëse ndodh diçka e tillë, ekrani i temperaturës do të pulsojë derisa frigoriferi të 
rivendoset në cilësimet e specifikuara të temperaturës.
SHËNIM
Nëse pulsimi vazhdon, hiqni kordonin elektrik nga priza dhe rindizni frigoriferin pas 10 minutash.
Untitled-41   44
2016-08-30     5:26:56