Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Manuel D’Utilisation

Page de 852
Mirëmbajtja
Shqip
52 
Mirëmbajtja
Ndërrimi
Filtri i ujit (vetëm modelet përkatëse)
PARALAJMËRIM
•  Mos përdorni filtra uji të palëve të treta. Përdorni vetëm filtrat e dhënë "Samsung" ose filtra të 
miratuar nga "Samsung".
•  Filtrat e pamiratuar mund të rrjedhin dhe të dëmtojnë frigoriferin, duke shkaktuar goditje elektrike. 
"Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmet që mund të shkaktohen nga përdorimi i filtrave të ujit të 
palëve të treta.
Treguesi i filtrit (   ) bëhet i kuq duke ju rikujtuar se është koha për ndërrimin e filtrit të ujit.
1.  Rrotulloni 90 gradë në drejtim orar graduesin 
e fishekut të filtrit. Fisheku i filtrit shkyçet. 
2.  Nxirreni fishekun.
3.  Futni një fishek të ri filtri. Përdorni vetëm 
filtrat e dhënë "Samsung" ose filtra të miratuar 
nga "Samsung".
Untitled-41   52
2016-08-30     5:26:58