Zanussi ZTK123 Manuale Utente

Pagina di 60
të gomuara si dhe rroba ose jastëkë me mbushje prej
sfungjeri të gomuar, nuk duhet të thahet në tharësen e
rrobave.
Zbutësit e rrobave apo produktet e ngjashëm duhet të
përdoren sipas specifikimeve të udhëzimeve të prodhuesit.
Hiqni të gjitha sendet nga xhepat, si p.sh. çakmakët dhe
shkrepset.
Mos e ndaloni kurrë procesin e tharëses përpara përfundimit
të ciklit të tharjes, për sa kohë nuk keni nxjerrë ende të gjitha
teshat dhe t'i keni shpërndarë në mënyrë të tillë që nxehtësia
të shpërndahet.
Faza e fundit e ciklit të tharjes realizohet pa nxehtësi (cikli i
ftohjes) për të siguruar që rrobat të kenë një temperaturë që
siguron që rrobat të mos dëmtohen.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë
dhe hiqeni nga priza.
UDHËZIMET PËR SIGURINË
INSTALIMI
• Hiqni të gjithë paketimin
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të
dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie.
• Mos e montoni ose mos e përdorni pajisjen në
vende me temperaturë nën 5°C ose më të
lartë se 35°C.
• Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni pajisjen
të jetë e sheshtë, e fortë, të durojë nxehtësinë
dhe të jetë e pastër.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
• Gjithmonë lëvizeni pajisjen vertikalisht.
• Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
• Pasi ta keni vendosur pajisjen në vendin e saj
të përhershëm të punës, kontrolloni që të jetë
tërësisht e niveluar me ndihmën e një
niveluesi. Nëse nuk është në ekuilibër,
rregulloni këmbëzat derisa të nivelohet.
LIDHJA ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe
goditje elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me karakteristikat e
rrjetit elektrik. Nëse nuk përkojnë, kontaktoni
me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe
kabëll zgjatues.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
• Mos e prekni kabllon kryesore ose spinën e
rrymës me duar të lagura.
• Vetëm për MB-në dhe Irlandën. Pajisja ka një
spinë 13 amp. Nëse ju duhet ta ndërroni
siguresën në prizë, përdorni një siguresë 13
amp ASTA (BS 1362).
• Kjo pajisje është në përputhje me direktivat
E.E.C.
4