Zanussi ZRB35210WA Manuale Utente

Pagina di 68
• Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës së rrjetit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje
elektrike ose zjarri.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
makinë akulloresh) në pajisje përveçse kur
është shënuar nga prodhuesi se mund të
vendosen.
• Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te
qarku i agjentit ftohës. Ai përmban
izobutan (R600a), një gaz natyror me nivel
të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz
merr flakë.
• Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni
që të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje
në dhomë. Ajrosni dhomën.
• Mos lejoni që enë të nxehta të prekin
pjesët plastike të pajisjes.
• Mos vendosni pije freskuese në ndarjen e
ngrirjes. Kjo krijon presion tek ena e pijeve.
• Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin flakë
në pajisje.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
• Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
• Mos hiqni ose mos prekni sende në
ndarjen e ngrirjes nëse duart i keni të
lagura ose të njoma.
• Mos ngrini përsëri ushqime që janë
shkrirë.
• Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden
tek ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
• Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen
dhe rimbushjen e njësisë.
• Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të
pajisjes dhe nëse është e nevojshme
pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është i
bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në
fundin e pajisjes.
Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
• Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të
kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek ozoni.
• Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e
bashkisë suaj për t'u informuar mbi
mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.
• Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë
së ftohjes që është afër shkëmbyesit të
nxehtësisë.
4
www.zanussi.com