Zanussi ZRB35210WA Manuale Utente

Pagina di 68
2
1
3
Heqja e koshave të ngrirësit
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi për të
parandaluar heqjen ose rënien aksidentale të
tyre. Në momentin e heqjes nga ngrirësi,
tërhiqeni koshin drejt vetes dhe kur të arrini
në pikën e ndalimit, hiqeni koshin duke e
ngritur lart pjesën e përparme.
Në momentin e vënies në vend, ngrini pak
pjesën e përparme të koshit për ta futur në
ngrirës. Pasi të keni arritur pikat e ndalimit,
shtyjini koshat sërish në vend.
1
2
Udhëzime dhe këshilla
Tingujt e funksionimit normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
• Një tingull i lehtë gurgullues ose flluskues
nga bobina kur pompohet lëndë ftohëse.
• Një tingull gumëzhitës ose pulsues nga
kompresori kur pompohet lënda ftohëse.
• Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga zgjerimi
termik (një fenomen fizik i natyrshëm dhe
jo i rrezikshëm).
• Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur kompresori
ndizet ose fiket.
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose
mos e lini atë të hapur më shumë se
ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, rregullatori i temperaturës është
vendosur në temperaturë të ulët dhe
pajisja është e mbushur plot, kompresori
mund të punojë pa pushim duke shkaktuar
formimin e brymës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse ndodh kjo gjë, vendoseni
rregullatorin e temperaturës drejt një
cilësimi më të ngrohtë për të lejuar
shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të
freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës
• mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
• Mish (të gjitha llojet): mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
• Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
• Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj...:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
• Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në
sirtarin(ët) e posaçëm.
• Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen
në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak
ajër të jetë e mundur.
• Shishet: duhet të jenë të mbyllura me
kapak dhe të ruhen në raftin e shisheve në
derën e pajisjes ose (nëse ka) në
mbajtësen e shisheve.
• Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse
nuk janë të paketuara, nuk duhet të
mbahen në ftohës.
8
www.zanussi.com