Samsung WW10H9600EW/EO Manuale Utente

Pagina di 896
Shqip - 42
Aplikacioni Samsung Smart Washer
Gjatë përdorimit të aplikacionit Samsung Smart Washer (Makinë larëse inteligjente Samsung), sigurohuni që 
"Samsung Smart Washer" është zgjedhur sipas menysë së konfigurimit.
Aplikacioni Samsung Smart Washer mundëson komandimin e disa funksioneve të makinës larëse nga pajisja 
juaj celulare.
Shkarkimi
1.  Kërkoni për Samsung Smart Washer në Play Store ose Apple Store.
2.  Shkarkojeni dhe instalojeni aplikacionin në pajisjen celulare.
3.  Ekzekutoni aplikacionin Samsung Smart Washer në pajisjen celulare.
Lidheni me makinën larëse
Makina larëse duhet të jetë e lidhur në rrjet Wi-Fi.
Indoor control (Komandimi në shtëpi)
Për të aktivizuar këtë modalitet, pajisja celulare duhet të jetë e lidhur në të njëjtin rrjet me makinën larëse.
1.  Në pajisjen celulare prekni Indoor control (Komandimi në shtëpi) për të shfaqur listën e modeleve të 
disponueshme të makinave larëse.
2.  Prekni emrin e modelit të makinës larëse për ta lidhur dhe më pas prekni OK. Shfaqet dritarja e 
autentikimit.
3.  Në makinën larëse prekni Settings (Cilësimet) dhe rrëshqitni shiritin Smart Control (Komandimi 
inteligjent) në On (Aktiv). Fillon procedura e autentikimit.
Procedura e autentikimit kërkohet vetëm një herë për përdorimin e parë.
Outdoor control (Komandimi jashtë shtëpisë)
Për të aktivizuar këtë modalitet, makina larëse duhet të jetë regjistruar në faqen e internetit të Samsung 
Smart Appliance (www.samsungsmartappliance.com).
1.  Në makinën larëse prekni Settings (Cilësimet) dhe rrëshqitni shiritin Smart Control (Komandimi 
inteligjent) në On (Aktiv).
2.  Në pajisjen celulare prekni Outdoor control (Komandimi jashtë shtëpisë) dhe jepni kredencialet e 
identifikimit.
Shfaqet lista e pajisjeve të regjistruara.
3.  Te lista prekni emrin e pajisjes që dëshironi të komandoni. Në këtë moment, vendoset automatikisht një 
lidhje në distancë midis makinës larëse dhe pajisjes celulare.
Nuk kërkohet procedurë autentikimi.
Untitled-14   42
2016-05-23   �� 3:34:36