Samsung 12 kg pračka s Crystal Blue dvířky WW12H8400EW Série WW8000 Manuale Utente

Pagina di 664
Shqip - 21
PËRP
ARA SE TË FILL
ONI
HAPI 5 - Përcaktoni kapacitetin e ngarkesës
Mos e mbingarkoni makinën larëse. Mbingarkimi mund të bëjë që makina larëse të mos lajë siç duhet. Për 
kapacitetin e ngarkesës sipas llojit të rrobave, shihni 26.
Kur lani mbulesa ose kuverta, koha e larjes mund të zgjatet ose efikasiteti i centrifugimit mund të 
ulet. Për mbulesa ose kuverta, shpejtësia maksimale e rekomanduar e ciklit të centrifugimit është 
800 rpm dhe kapaciteti i ngarkesës është 2,0 kg ose më pak.
KUJDES
Nëse rrobat janë të paekuilibruara dhe shfaqet kodi i gabimit "UE", rishpërndani ngarkesën. Rrobat e 
paekuilibruara mund të reduktojnë performancën e centrifugimit.
HAPI 6 - Përdorni llojin e duhur të detergjentit
Lloji i detergjentit varet nga lloji i materialit (i pambuktë, sintetik, artikuj delikatë, i leshtë), ngjyra, 
temperatura e larjes dhe shkalla e ndotjes. Përdorni gjithmonë detergjent larës të llojit "me pak sapun", i cili 
është krijuar për makinat larëse automatike.
•  Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit, bazuar në peshën e rrobave, shkallën e 
ndotjes dhe fortësinë e ujit në zonën tuaj. Nëse nuk jeni i sigurt për fortësinë e ujit, kontaktoni 
autoritetin lokal të administrimit të ujërave.
•  Mos përdorni detergjent që ka tendencë të forcohet ose të ngurtësohet. Ky detergjent mund të 
mbetet pas ciklit të shpëlarjes, duke bllokuar vrimën e shkarkimit.
KUJDES
Gjatë larjes së rrobave të leshta me procesin e të leshtave, përdorni vetëm detergjent të lëngshëm 
neutral. Nëse detergjenti pluhur përdoret me procesin Të leshta, ai mund të mbetet te rrobat dhe t'i 
çngjyrosë ato.
Untitled-8   21
5/24/2016   3:42:52 PM