Samsung RF56J9041SR Manuale Utente

Pagina di 592
Shqip - 3
INFORMACIONE
 SIGURIE
• Paralajmërimet dhe 
Informacionet e Rëndësishme 
të Sigurisë në këtë manual 
nuk mbulojnë të gjithë kushtet 
dhe situatat e mundshme që 
mund të ndodhin. 
Është përgjegjësia juaj 
që të përdorni gjykim të 
shëndoshë, të tregoni 
vëmendje dhe kujdes kur 
instaloni, mirëmbani dhe 
përdorni pajisjen tuaj.
• Meqenëse udhëzimet e 
mëposhtme të përdorimit 
mbulojnë modele të 
ndryshme, karakteristikat 
e frigoriferit tuaj mund të 
ndryshojnë pak nga ato të 
përshkruara në këtë manual. 
R-600a ose R-134a përdoret 
si një ftohës. 
Kontrolloni etiketën e 
kompresorit në pjesën 
e pasme të pajisjes ose 
etiketën e klasifikimit brenda 
frigoriferit për të parë cili 
ftohës është përdorur për 
frigoriferin tuaj. 
Kur ky produkt përmban 
gazra të ndezshëm (Ftohës 
R-600a), kontaktoni me 
autoritetet lokale në lidhje 
me hedhjen e sigurt të këtij 
produkti.
• Me qëllim që të shmanget 
krijimi i përzierjes të gazrave 
të djeshëm nëse ndodh një 
rrjedhje në qarkun ftohës, 
përmasa e dhomës në të 
cilën mund të vendoset 
pajisja varet nga sasia e 
ftohësit që përdoret.
• Asnjëherë mos e ndizni 
pajisjen nëse ka shenja 
dëmtimi. 
Nëse nuk jeni të sigurt, 
konsultohuni me shitësin. 
Dhoma duhet të jetë 1 m³ për 
çdo 8 g të ftohësit R-600a që 
ndodhet brenda pajisjes. 
Sasia e ftohësit në pajisjen 
tuaj të veçantë tregohet në 
pllakën e identifikimit brenda 
pajisjes.
• Rrjedhja e ftohësit nga 
tubat mund të ndizet ose të 
shkaktojë lëndime në sy. 
Kur ka rrjedhje të ftohësit 
nga tubi, shmangni flakët e 
hapura dhe largoni çdo gjë të 
djegshme nga produkti dhe 
ajroseni menjëherë dhomën.
 
- Në të kundërt mund të 
shkaktohet zjarr ose 
shpërthim.