Panasonic ERGB40 Guida Al Funzionamento

Pagina di 140
2
Sh
qip
Ju falenderojmë që zgjodhët një makinë qethëse Panasonic. 
Ju lutemi lexoni të gjitha udhëzimet përpara përdorimit.
E rëndësishme
Kjo makinë qethëse ka një bateri të karikueshme në trup të saj. 
Mos e hidhni në zjarr, mos aplikoni nxehtësi, apo ta karikoni a 
përdorni në një ambjent me temperaturë të lartë. 
 Përpara përdorimit
Kjo makinë qethëse 
NË TË NJOMË/NË TË THATË
 mund të përdoret 
për  rroje  në  të  njomë  duke  përdorur  krem  rroje,  ose  mund  ta 
përdorni për qethje në të thatë. Ju mund ta përdorni këtë makinë 
rroje të papërshkueshme nga uji në dush dhe ta pastroni me ujë. 
Simboli  i  mëposhtëm  nënkupton  që  është  e  përshtatshme  për 
përdorim në dush ose në vaskë.
Përdorimi i makinës qethëse
• Kontrolloni që tehet të mos jenë të dëmtuara ose të defor-
muara përpara përdorimit.
• Ndërprisni përdorimin kur ka një anomalitet ose difekt. 
• Fikni pajisjen përpara se të ndryshoni gjatësinë e qethjes ose 
përpara se të hiqni aksesorin e krehërit.
• Përpara dhe pas çdo përdorimi, aplikoni vaj në vendin e 
treguar nga shigjetat (Shihni fq. 8.)
• Pajisja nuk duhet të përdoret tek kafshët.
• Mos i shtyni tehet fort kundrejt lëkurës.
• Mos e përdorni makinën qethëse për qëllime të tjera përveç 
qerthjes.
• Kjo pajisje nuk është menduar për përdorim nga persona 
(përfshirë dhe fëmijët) me aftësi të reduktuara fizike, sensore 
ose mendore, apo me mungesë eksperience dhe njohurish, 
nëse nuk mbikqyren apo udhëzohen rreth përdorimit të pajis-
jes nga personat përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhen 
mbikqyrur për tu siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Karikimi i makinës qethëse
• Asnjëherë mos e përdorni adaptorin AC në tualet apo dhomën 
e dushit.
• Përdorni vetëm adaptorin përkatës (RE7‑69) (RE7‑74 për Bri-
taninë e Madhe). Mosepërdorni këtë adaptor për të karikuar 
pajisje të tjera. 
• Karikojeni pajisjen në një vendndodhje ku nuk do të ekspozo-
het në dritën direkte të diellit apo burime të tjera energjie, në 
temperatura nga 0 °C deri në 35 °C.
• Vendosni spinën në një prizë ku nuk ka lagështi dhe mbajeni 
me duar të thata. 
• Makina qethëse mund të ngrohet gjatë përdorimit dhe 
karikimit. Gjithsesi, ky nuk është keqfunksionim. 
• Mbani spinën kur e shkëpusni nga priza. Nëse e tërhiqni kab-
ullin, mund ta dëmtoni.
• Mos e përdorni makinën qethëse nëse kabulli ose adaptori 
AC është i dëmtuar, ose nëse spina qëndron e lirë në prizë.
• Mos e dëmtoni ose deformoni kabullin e fuqisë. Mos vendosni
objekte të rënda mbi të ose mos e ngecni midis objekteve.
• Kabulli nuk mund të zëvëndësohet. Nëse kabulli është i 
dëmtuar, adaptori AC duhet të nxirret jashtë funksionimit.
Pastrimi i makinës qethëse
Paralajmërim 
Shkëputeni spinën nga rrjeti elektrik i shtëpisë përpara 
se të pastroni për të parandaluar shokun elektrik. 
• Nuk duhet të dëmtohet pjesa e jashtme pasi kjo mund të 
ndikojë në konstruktin e parezistueshëm nga uji të pajisjes.
ER-GB40_EU.indb   2
2012/06/14   13:21:04